AlbanianSport.com 26.09.2016 14:20
ASNN – Në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është zhvilluar një garë e veçantë “sërfi”. Kjo sepse në të nuk kanë garuar njerëzit, por qentë. Sipas organizatorëve, garimi në këtë kampionat, ishte ndarë në kategori të ndryshme, në bazë të peshës trupore të qenve.
Duket se ajo shprehja popullore “jetë qeni” tanimë ka ndryshuar tërësisht kuptim, duke marrë të tjera vlera. Kjo sepse për ta tanimë ka edhe kampionate në disiplinën e “sërfit”. Një i tillë është mbajtur ditët e fundit në Plazhin e Hantingtoni, në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sipas organizatorëve, garimi në këtë kampionat, ishte ndarë në kategori të ndryshme, në bazë të peshës trupore të qenve, domethënë, të vogël, të mesme, të madhe dhe shumë të madhe. Po kështu ka patur edhe gara dyshe, apo gara të kombinuara, ku qeni ka konkurruar krahas të zotit. Në fund… është koha e fituesve!