(Video) In Memoriem / Shuhet legjenda e Lids Junajtid, Norman Hanter

Share Button

AlbanianSport.com 17/04/2020 17:10

ASNN – Ish-qendërmbrojtësi që e kishte veshur 28 herë fanellën e Anglisë vdiq në moshën 76-vjeçare. Norman Hanter, legjenda e klubit anglez të futbollit, Lids Junajtid, ka ndërruar jetë të premten pas një beteje me koronavirusin. Ai ishte shtruar në spital si i infektuar me “Covid-19” në fillim të këtij muaji. Një zëdhënës i Lidsit, tha se klubi shpreh ngushëllimin për këtë lajm të trishtuar.

“Ai lë një boshllëk të madh në familjen e madhe të Lidsit, pasi trashëgimia e tij nuk do të harrohet kurrë dhe mendimet tona shkojnë tek familja dhe miqtë e Normanit në këtë kohë të vështirë”, – shtoi zëdhënësi i klubit anglez. Hanteri, i cili u shua në moshën 76-vjeçare, ka luajtur 726 ndeshje në 15 vjet në “Elland Road”.

Në skuadrat e famshme të drejtuara nga trajneri Don Revi, ai fitoi titullin e kampionit të Anglisë (ish-Divizionit të Parë) në 1969-ën dhe 1974-ën, si dhe Kupën e Anglisë (FA Cup) më 1972-shin, Kupën e Ligës Angleze, por edhe dy herë trofeun e Kupës së Panaireve Ndërqytetase të Evropës, pararendësen e ish-Kupës UEFA, tanimë Ligës së Evropës.

Vetëm 3 lojtarë të Lidsit, Xhek Çarltoni, Billi Bremneri dhe Pol Rini, kanë luajtur më shumë ndeshje sesa Norman Hanteri. Ky i fundit, që konsiderohej si një nga qendërmbrojtësit më të mirë të kohës së tij, e ka veshur edhe 28 herë fanellën e përfaqësueses së Anglisë.

Edhe pse ai ishte pjesë e përfaqësueses së Anglisë në Botërorin e 1966-ës, ai nuk luajti, por sidoqoftë iu dha medalja në vitin 2009. Karakteri i tij luftarak në fushë i kishte siguruar atij nofkën e “kafshuesit të këmbëve” dhe Norman Hanteri është tashmë padyshim një pjesë e historisë së futbollit anglez.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh