AlbanianSport.com 08.12.2016 13:25
ASNN – Beteja për gafën e vitit në futboll vazhdon dhe kandidatii radhës vjen nga Greqia, ku episodi qesharak ka ndodhur në një ndeshje të ligave inferiore.
Sulmuesi i Lokomotivës në kategorinë e 4-t në Serbi mbetet kandidat serioz, por një tjetër kandidaturë sfiduese për gafën e vitit vjen nga Greqia.
Episodi i radhës ka ndodhur në një ndeshje të ligave inferiore në Greqi mes Makedonikos Kozanis dhe Vateras.
Fillimisht është portieri, i cili bën një gabim trashanik, ku në tentativë për ta futur topin në zonën e tij e më pas ta zotëronte në dorë, gabon duke ja dhuruar atë kundërshtarit.
Kur të gjithë menduan se sulmuesi e kishte shumë të lehtë për të dhunuar, ndodhi e kundërta.
Pavarsisht përpjekjeve heroike të mbrojtësit kundërshtar, është sulmuesi i cili merr të paktën çmimin ngushëllues të “ngatërrimit me këmbët e veta”.