AlbanianSport.com 23.11.2016 14:25
ASNN – Kemi parë shpesh raste të atyre që mund të quhen “gafa” në futboll. Po ajo që ka ndodhur pikërisht në kategorinë e 4-t të kampionatit serb, është një kandidate serioze për gafën e shekullit në futboll.
Mund të kemi dëgjuar shpesh të flitet për gafën më të madhe në historinë e futbollit. Por ajo që ndodhi ditët e fundit në Serbi padyshim që i tejkalon të gjitha pritshmëritë
Dhe ka ndodhur pikërisht në kategorinë e 4-t të kampionatit serb, apo më saktë në kampionatin e zones së Beogradit, ku sulmuesi bën të pamundurën për të fituar betejën me mbrojtësin dhe portierin kundërshtar.
Por, pasi e ka fituar këtë betejë dhe del i vetëm para portës, ai bën sërish të pamundurën…. Natyrisht, ky rast është një kandidat serioz për gafën e shekullit në futboll.