ASNN – Për herë të parë në histori, Shqipëria ka kaluar një tur eliminator të Evropianit të Futbollit të Sallës, një arritje kjo që, sipas trajnerit Erind Resuli, ishte fryt i një pune disavjeçare. Duke folur për Televizionin Shqiptar, trajneri kuqezi e ka hedhur vështrimin drejt fazës tjetër eliminatore.
Ndonëse ishte në kualifikim historik ai i shqipërisë së futbollit të sallës për në fazën tjetër të Eliminatoreve, për trajnerin e kuqezinjve, Erind Resuli, gjithçka ishte fryt i një pune disavjeçare. Resuli ka edhe një dedikim të veçantë për ata që kontribuuan në këtë kualifikim.
Tanimë trajneri kuqezi e ka hedhur vështrimin drejt fazës tjetër eliminatore. Në grupin që do t’i zhvillojë ndeshjet në Azerbajxhan, Shqipëria do të përballet me përfaqësuesen vendase, me Bosnjë-Hercegovinën dhe Hungarinë.