AlbanianSport.com 30.08.2017 17:35
ASNN – Një pjesëmarrje për t’u harruar ka qenë e kampiones së Shqipërisë në futbollin e sallës, Flamurtarit, në Kupën UEFA, pasi skuadra vlonjate është i ka humbur të 3 ndeshjet e saj në fazën e grupeve. Për më tepër, skuadra vlonjate, e drejtuar nga trajneri Mario Kalus, ka pësuar plot 28 gola në këto dy ndeshje, me një mesatare prej mëse 9 golash të pësuar për ndeshje, ndërsa ka gjetur vetëm 5 herë rrugën e rrjetës kundërshtare. Në takimin e parë të grupit E të paraeliminatoreve, që po i luajti ndeshjet në Bosnjë-Hercegovinë, Flamurtari është mundur të mërkurën me shifrat 3-4 përballë estonezëve të Narva Junajtid. Në këtë takim, kanë qenë baltikët ata që kryesuar me shifrat 3-0 dhe, ndonëse Flamurtari ka reaguar, duke pësuar vetëm një gol tjetër dhe duke shënuar 3 herë, kjo nuk ka mjaftuar për të shmangur humbjen. Ndërkohë, ka qenë për t’u harruar sfida e së enjtes përballë turqve të Arnavutkojit, pasi skuadra vlonjate ka kapitulluar me shifrat e thella 2-12. Ndonëse është Flamurtari që ka shënuar dy herë brenda 3 minutave të para, duke krijuar përshtypjen e një fitoreje në projektim e sipër, janë turqit që shpërthejnë më pas, duke shënuar 5 herë në pjesën e parë dhe 7 herë në të dytën. Flamurtari e ka mbyllur akoma më keq pjesëmarrjen e tij në Kupën UEFA në futbollin e sallës përballë vendasve të Mostarit, pasi në takimin e zhvilluar të shtunën në mbrëmje, ka kapitulluar me shifrat e thella 0-12.