Gjergj Vyshka 30.01.2017 07:55
Kualifikimi për në turin tjetër të Eliminatoreve të Kampionatit Evropian e ka bërë Federatën Shqiptare të Futbollit që në mesnatën e së shtunës të organizojë një pritje të veçantë për kombëtaren e futbollit të sallës.
Pikërisht në aeroportin “Nënë Tereza” të Rinasit, kanë qenë të pranishëm zëvendëspresidenti Edvin Libohova, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm Ilir Shulku, si dhe punonjësi i sektorit të ekipeve kombëtares, Dritan Babamusta.
Pa harruar që, në Varna, me kombëtaren e kuqezinjve të sallës ka qenë edhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv, Vasil Bici. Përgjithësisht një atmosferë e ngrohtë në Rinas për të gjithë kuqezinjtë.
Ndërsa më pas të gjithë lojtarët janë shpërndarë për në destinacionet e tyre edhe duke qenë se luajnë jashtë Shqipërisë.