AlbanianSport.com 26/08/2019 18:45
ASNN – Trajneri i kombëtares së futbollit të rërës flet para nisjes për në Lojërat Mesdhetare të Plazhit. Shqipëria po merr pjesë në Lojërat Mesdhetare të Plazhit dhe një nga sportet në të cilët do të konkurrohet është edhe futbolli i rërës.
Duke folur para nisjes për në Greqi, trajneri i Kombëtares, Ergys Kadiu, është shprehur optimist për një paraqitje të mirë. Për Kadiun, futbolli i rërës ka një potencial më të madh sesa thjesht të qenit sport.
Kombëtarja e futbollit të rërës është stërvitur përgjatë dy ditëve të fundjavës në plazhin e Gjirit të Lalëzit, përpara se të niset të hënën pasdreke për në Patras, ndërsa ndeshjen e parë e luan më 28 gusht 2019.
Klikoni videon e mëposhtme për kronikën e plotë.