AlbanianSport.com 14.10.2016 09:45
ASNN – Në këtë gjysmëshekull, loja më popullore në botë, futbolli, ka ndryshuar rrënjësisht, sidomos sa u përket atyre që e luajnë . Rrjeti i njohur sportiv ndërkombëtar, “Eurosport”, ka bërë një sërë krahasimesh sa u përket pagave, shtëpive, makinave dhe gjithçkaje tjetër. Dhe, kontrastet janë përtej përceptimit normal.
Sa ka ndryshuar futbolli… Më 1965-n, portieri i Mançester Junajtid paguhej 35 stërlina në javë (640 stërlina me kursin e sotëm). Sot, kapiteni i Mançester Junajtid paguhet 300,000 stërlina në javë. Atëherë Xhorxh Best banonte në një shtëpi modeste. Sot, në kështjella 6-milionë stërlinëshe.
Atëherë, me makina të thjeshta. Sot, të rralla janë ato nën 100,000 stërlina. Atëherë, këpucët ishin të zeza. Sot nuk para gjen më të zeza. Atëherë, pas ndeshjes festohej kështu. Ndërsa sot… kështu. Atëherë festohej vetëm pas fitimit të një trofeu. Sot.. pas çdo ndeshjeje.
Atëherë, thyeje qafën, luaje për 90 minuta dhe fitoje kupën. Sot… s’ka nevojë për koment.