AlbanianSport.com 06/04/2020 22:35
ASNN – Ideja qesharake për t’u mbrojtur nga koronavirusi vjen nga Argjentina. Karantina duket se ka nisur të ketë pasoja të çuditshme dhe shembull i kësaj është fakti se nga Argjentina ka ardhur një propozim i pazakontë. Duke qenë se grumbullimet e njerëzve në distanca më të vogla se 1.8 metra janë identifikuar si burim i transmetimit të koronavirusit nga njeriu tek njeriu, duket se në vendin amerikanolatin ia kanë gjetur anën.
Sikundër në pjesën dërrmuese të botës, futbolli është pezulluar edhe në Argjentinë për shkak të epidemisë së koronavirusit. Atje po planifikojnë që sezoni i futbollit të rinisë pa praninë e tifozëve në stadiume kur të jetë e sigurt për ta bërë një gjë të tillë. Ndërkohë, sipas një kanali televiziv, është sugjeruar që futbollit të luhet pa rivënie këndore dhe pa goditje të lira, në mënyrë që të shmanget grumbullimi i shumë futbollistëve në të njëjtën zonë të fushës.
Kjo u raportua nga “Cronica TV” dhe madje as prezantuesja e lajmeve nuk mundi të besonte se çfarë po lexonte. “Si mund ta bësh këtë?” pyeti një ekspert futbolli. Natyrisht, bëhet fjalë për një shaka që dikush nga sektori i lajmeve ka bërë, shaka që ka përfunduar në ekran dhe që, sikundër ndodh në epokën e rrjeteve sociale, kanë bërë ndërkohë xhiron e botës.
Klikoni videon e mëposhtme për kronikën e plotë.