(Video) Futboll – Femra / Trajneri Sinani: Një grup i vështirë, por besojmë

Share Button

AlbanianSport.com 28/08/2019 20:35

ASNN – Kombëtarja e femrave në futboll ka nisur përgatitjet për Eliminatoret e Kampionatit Evropian 2021. Të drejtuara nga trajneri Vioresin Sinani, vajzat janë grumbulluar në Elbasan, ku do të stërviten për ndeshjen me Norvegjinë, e cila do të luhet në 2 shtator. Sinani pranon që Norvegjia është një kundërshtar i vështirë por, ai beson se me grupin e vajzave që ka do të dinë ta përballojnë. “Jemi në prag të ndeshjes me Finlandën, – ka deklaruar ai. – Kemi një grup relativisht të vështirë sepse Finlanda, Skocia dhe Portugalia janë ekipe elitare të futbollit evropian dhe botëror të femrave.”

“Në grup kemi dhe Qipron, një kundërshtar i kalueshëm, – ka vijuar shkodrani. – Për këtë ndeshje të parë kemi menduar të thërrasim një grup prej 18 lojtaresh. Kemi afruar edhe 3-4 vajza nga skuadra e Nën-19-vjeçareve të edicionit të kaluar dhe të cilat gradualisht besoj se do të arrijnë të përshtaten me ekipin dhe do të jenë një pikë e fortë në vitet në vijim. Po mundohemi të rinovojmë skuadrën, duke gërshetuar elementet e reja me elementet me përvojë. Në lidhje me ndeshjen me Finlandën them që është një ndeshje e fortë, skuadrat skandinave janë të forta dhe kanë një zhvillim të madh te futbolli femrave.”

“Por ne kemi një ekip simpatik, një ekip solid, që në ndeshjet e fundit miqësore është paraqitur shumë mirë, – ka këmbëngulur ish-futbollisti i Vllaznisë. – Besoj shumë te vajzat që të marrim një rezultat pozitiv. Në këto ditë grumbullim, së bashku me vajzat do të studiojmë ndeshjet e tyre. Kemi parë si staf ndeshjen e tyre të fundit, janë një skuadër me përgatitje të mirë fizike. Kam besim që do të paraqitemi shumë mirë, në dispozicion janë vajza që nuk dorëzohen kurrë dhe japin maksimumin e shpirtin në fushën e lojës. Luftojnë shumë dhe atë që kanë e japin 100%, kjo mua si trajner më mjafton.”

“Prurjet e reja si Hila, Begallo, Lufo, do të jenë e ardhmja e futbollit të femrave në Shqipëri dhe do të bëhen të rëndësishme gradualisht dhe për Kombëtaren”, – ka shtuar Sinani. Në përbërje të listës me futbollistet e grumbulluara, janë 6 lojtare nga Vllaznia dhe 3 nga Mitrovica. Dy skuadra të cilat janë kualifikuar për në turin e 32-shes të Ligës së Kampioneve të Evropës në futboll për femra. Trajneri i Kombëtares kuqezi beson se lojtaret e këtyre dy skuadrave do të bëjnë më të mirën edhe në kombëtare, ashtu si edhe me klubet ku luajnë, teksa thotë: “Vllaznia është baza e ekipit sot, ato kanë arritur një rezultat të shkëlqyer në Europë, duke u ndeshur me skuadrat më të forta të botës”.

“Në atë skuadër janë 5-6 lojtare që janë edhe pjesë bazë e Kombëtares, – ka vijuar ai. – Duhet t’i përgëzoj, është një arritje e madhe për futbollin shqiptar. Të arrish të ndeshesh me elitën e futbollit evropian është diçka e madhe. I përgëzoj, nga Presidenti Matlija te lojtaret, kanë bërë një punë të mirë. Vllaznia është klubi më i mirë në Shqipëri për futbollin e femrave. Lojtaret e grumbulluara e meritojnë dhe luajnë me kundërshtar të fortë në të Ligës së Kampioneve të Evropës në futboll për femra dhe kanë përvojë. Dua të uroj dhe Mitrovicën që arriti rezultate të mëdha në Kupën e Kampioneve. Ashtu si Vllaznia, edhe Mitrovica na ka dhënë një bazë të rëndësishme në Kombëtaren.”

Sinani dhe futbollistet e tij e dinë që përballë do të kenë një skuadër të fortë. Por trajneri beson në shpirtin dhe frymën e skuadrës, se do të arrijnë në rezultatin pozitiv. “Unë jam i kënaqur nga të gjithë vajzat, edhe nga ato vajza që vijnë nga jashtë, – ka thënë ai. – Besoj se është një grup i mirë dhe një grup që unë e vlerësoj sepse japin gjithmonë maksimumin në çdo ndeshje. Ekipi do t’i injektojmë egon dhe shpirtin e garës për 90 minuta. Do të luajmë me skemat që kemi përdorur zakonisht. Nëse ekipin jep maksimumin në fushën e lojës, çdo skuadër do e ketë të vështirë kundër nesh. Jam i kënaqur dhe nga dy testet që kemi zhvilluar me Maqedoninë në qershor.”

“Kur ekipi më jep më të mirën, vrapin, forcën dhe luftën që ka, trajneri është shumë më i qetë. Unë besoj se Finlandës do ti vendosemi mirë në fushë, me një mbrojtje të fortë, me një mesfushë të kujdesshme, duke luajtur me kundërsulme. Unë jam i bindur se do të përfaqësohemi mirë”, – ka përfunduar trajneri i Kombëtares së “topkëmbës” së femrave, Vioresin Sinani.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh