(Video) Futboll – Femra / Kola: Synojmë vetëm fitore me Nën-17-vjeçaret

Share Button

AlbanianSport.com 17/09/2021 20:55

ASNN – Duke folur nga Durrësi, ku po zhvillon grumbullimin e ekipit, trajneri i Kombëtares së Nën-17-vjeçareve në futboll për femra, Agustin Kola, ka thënë se objektivi i skuadrës për këto dy ndeshje është të fitojnë, si dhe synimi kryesor i këtij ekipi është furnizimi i Kombëtares A me lojtare të reja. Në fund ish-futbollisti i njohuir ka bërë edhe një thirrje për të gjithë të rinjtë që të merren me sport. “Me të vërtetë e kemi filluar futbollin e femrave me vonesë në Shqipëri, por shikoj që vajzat janë më të dëgjueshme, kapin atë që thotë trajneri dhe shikoj që kanë ecur shumë mirë”, – thotë ai.

“Objektivat tonë janë që të dërgojmë sa më shumë vajza në ekipin e të rriturave, – ka vijuar trajneri kryeqytetas. – E pamë edhe herën e fundit që kemi luajtur, që kemi vajza të talentuara, luajtën futboll të mirë dhe këtë objektiv kemi edhe këtë herë, pasi janë vajza të reja. 2-3 kemi nga grupi i fundit. Janë vajza që kanë dëshirë të luajnë futboll.” Po cilat janë synimet e skuadrës së tij në këto dy ndeshje? “Gjithmonë kam pasur si objektiv fitoren, – këmbëngul trajneri. – E pamë edhe para dy vitesh, por edhe këtë radhë.”

“Ashtu si Shqipëria e të rriturve, e djemve, që luajnë në sulm, edhe ne atë lojë duhet të japim, – ka vijuar Kola. – Për mua gjithmonë ka qenë sulmi, mbrojtja më e mirë. Më ka dhënë rezultat si lojtar, ashtu edhe trajner.” Në fund, ai ka edhe një mesazh për vajzat që duan të merren me futbollin. “Dëshira ime është që këto vajza të bëhen futbolliste, të luajnë mirë dhe të arrijnë objektivat e veta në jetë, – thotë 62-vjeçari. – Fëmijët që merren me sport, si femra, si meshkuj, në radhë të parë largohen nga rruga, e më pas është shëndeti.”

“Shoh shumë që futen nëpër palestra, por i bëj thirrje të merren me sport, jo vetëm me futboll, por me të gjithë llojet e sporteve. Atë kohën e lirë që kanë, t’ia dedikojnë sportit sepse i bën shumë mirë. Në radhë të parë bëhen njerëz, pastaj do të bëhen futbollistë”, – ka përfunduar trajneri i Kombëtares së Nën-17-vjeçareve në futboll për femra, Agustin Kola.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh