AlbanianSport.com 28.08.2017 17:05
ASNN – Vllaznia shpreson tek kualifikimi në fazën tjetër të Ligës së Kampioneve në futboll për femra, pas një skandali të shpërthyer në Sarajevë, ku po i zhvillon ndeshjet grupi i 10-të. Skuadra greke e PAOK-ut ka futur në fushë në ndeshjen e parë një lojtare me identitet të rremë. Duke folur nga Sarajeva për Televizionin Shqiptar, presidenti i klubit shkodran, Lazër Matija, ka dhënë edhe hollësitë e kësaj ngjarjeje.
Është shndërruar në një intrigë sportive pjesëmarrja e kampiones së Shqipërisë në futboll për femra, Vllaznia, në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve. Shkodranet e kanë fituar ndeshjen e parë, duke triumfuar 1-0 nda FK Sarajës, por kanë vijuar ta humbin ndeshjen e dytë me PAOK-un e Selanikut. Megjithatë, mësohet se skuadra greke ka futur në fushë në ndeshjen e parë me Betenburgun, një lojtare me identitet të rremë.
Një gjë e tillë është vënë në dukje nga klubi shqiptar dhe greket nuk e kanë aktivizuar lojtaren në fjalë në ndeshjen me Vllazninë, ndonëse e kishin në protokoll. Duke folur nga Sarajeva për Televizionin Shqiptar, presidenti i klubit shkodran, Lazër Matija, ka dhënë edhe hollësitë e kësaj ngjarjeje. Matija ka theksuar se tanimë fjalën e kanë organizmat disiplinorë të organizmit që qeveris futbollin kontinental.
Ndëshkimi i mundshëm i grekeve nënkupton se është Vllaznia ajo që kualifikohet për më tej në fazën tjetër të Ligës së Kampioneve në futboll për femra.