(Video) Futboll – Femra / Hidhet shorti i edicionit të ri të kampionatit

Share Button

AlbanianSport.com 25/09/2021 19:25

ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka organizuar paraditen e kësaj të shtune hedhjen e shortit për edicionin e ri të Kampionatit Kombëtar të Femrave në futboll. Në shortin e zhvilluar në mjediset e Stadiumit “Arena Kombëtare” ishin të pranishëm shefi i Departamentit të Garave në FSHF, Marjus Sulejmani, specialisti Endi Hyka, futbollistja e Tiranës, Katerina Simoni, si edhe përfaqësuesit e klubeve të futbollit të femrave, të cilët u njohën me kalendarin për 20 javët e sezonit 2021-2022.

Ky edicion i ri kampionatit të futbollit të femrave, që nis më 2 tetor ka pësuar disa ndryshime. Ekipi i Bilisht Sport nuk do të jetë pjesë e këtij kampionati, ndërsa ekipi i AAS-së në Shkodër ka marrë emrin “Atletik Club” dhe ekipi i Juban Danjës do të mbajë emrin e ri “Murlan”. Kampionati është i përbërë nga 11 skuadra dhe do zhvillohet në dy faza, me çdo skuadër që do të luajë 21 ndeshje. Pas hedhjes së shortit, u prononcuan edhe përfaqësues të klubeve të pranishëm në sallën e konferencave.

Përfaqësuesi i klubit të Atletik Club komentoi shortin ndërsa e konsideroi si pozitive rritjen e futbollit të femrave në vend. “Shorti besoj se na favorizon në 2-3 javët e para, sepse janë ekipe që kemi luajtur edhe vjet dhe besoj se do bëjmë një nisje të mbarë të kampionatit të ri, – ka thënë ai. Përderisa jemi një ekip që jemi krijuar së fundmi, nuk mund të vendosim objektiva madhore, por shpresojmë që me punë do të arrijmë disa gjëra të mira.”

Ai ka vlerësuar më pas edhe ecurinë e futbollit të femrave në Shqipëri, duke thënë: “Ka një rritje pozitive, duke pasur parasysh edhe investimet që po bën FSHF-ja, besoj se është një motiv më tepër për vajzat që të vazhdojnë futbollin. Një mesazh për të gjithë, futbolli nuk është vetëm për djem, por edhe për vajzat, jo vetëm te ne, por në të gjithë botën dhe shpresoj që të angazhohen sa më shumë, sepse është për të mirën e shëndetit mbi të gjitha”.

Java e parë do të luhet më 2 tetor dhe këto janë çiftet:

 

Vllaznia         –           Murlani

Atletik Club   –           Skënderbeu

Apolonia        –           Partizani

Kinostudio     –           Tirana

Lushnja         –           Teuta

Tirana AS                  (pushim)

 

Kalendari i plotë i edicionit 2021-2022:

https://fshf.org/wp-content/uploads/2021/09/Kalendar-Femra-2021-2022.pdf

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh