AlbanianSport.com 01.06.2016 12:05
ASNN – “Me Rumaninë për një rezultat pozitiv”. Kështu është shprehur trajneri i kombëtares së futbollit të femrave, Armir Grima, përpara ndeshjes me Rumaninë, e vlefshme për Eliminatoret e Kampionatit Evropian. Ndeshja do të luhet të enjten në orën 17:00 në Stadiumin “Elbasan Arena”.
Shqipëria do të presë të enjten Rumaninë, një ndeshje e vlefshme për Eliminatoret e Kampionatit Evropian në futboll për femra. Skuadra kuqezi bën pjesë në grupin 3 eliminator, së bashku me Francën, Ukrainën, Rumaninë dhe Greqinë. Pas pesë ndeshjeve të para Shqipëria ndodhet në vendin e fundit, pa asnjë fitore.
“Ndoshta marrim pikën e parë në këtë sfidë”, – është shprehur trajneri i Kombëtares Armir Grima. Ai ka thënë se këto dy ndeshjet e fundit do t’i shërbejnë skuadrës për t’u konsoliduar, duke parë edhe kohën e pakët që kanë këto vajza që luajnë së bashku. Ndeshja Shqipëri-Rumani do të luhet të enjten, në orën 17.00 në “Elbasan Arena”.