Video) Futboll – Femra / Elezaj: Fryma në skuadër më jep shpresë për rezultate

Share Button

AlbanianSport.com 14/09/2021 20:55

ASNN – Në një konferencë për shtyp kanë dalë të martën dy futbollistet, Megi Doçi dhe Endrina Elezaj, të cilat kanë folur në lidhje me objektivat e ekipit për këto dy ndeshje si dhe për synimin e skuadrës në tërësi, në lidhje me grupin F, ku përveç Shqipërisë, gjenden edhe Belgjika, Polonia, Norvegjia, Kosova dhe Armenia. Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë ndaj Kosovës më 16 shtator në “Elbasan Arena”, duke nisur nga ora 19:00, ndërsa më 21 shtator do të luajë ndaj Belgjikës në fushë të huaj.

Edhe futbollistja tjetër e ekipit, Endrina Elezaj u shpreh se skuadra është përgatitur fort për këto dy ndeshje dhe theksoi se fokusi kryesor është ndeshja e parë ndaj Kosovës. Elezaj foli edhe për grupin, por tha se Shqipëria e femrave po rritet dita-ditës dhe se do të shpalosë të gjitha mundësitë me këto skuadra. Ajo ftoi të gjithë tifozët që t’i bashkohen në sfidën e parë ndaj Kosovës në “Elbasan Arena”. “Jemi përgatitur maksimalisht për këto dy ndeshje të radhës, – ka thënë ajo fillimisht. – Kemi punuar shumë fort, stafi ka punuar me ne dhe vazhdojmë të punojmë.”

“Jemi një grup i mirë, – ka vijuar 24-vjeçarja. – Kemi lojtare mjaft të mira dhe kemi frymë të mirë në grup. Kemi ndeshjen e parë me Kosovën dhe fokusi ynë kryesor është kjo ndeshje. Me respektin maksimal për Kosovën, patjetër që kjo ndeshje ka shumë emocione, por kur hymë në fushë ne jemi profesioniste dhe si të tillë do ta trajtojmë çdo ndeshje që na vjen. Ndeshja e dytë është ndaj Belgjikës, që është një superfuqi, por dhe ne do të shpalosim fuqitë tona. Uroj dhe besoj fuqishëm në sukses. Gjendja e ekipit është mjaft e mirë.”

“Ne kemi qenë në kontakt me stafin gjatë gjithë kohës dhe jemi të përgatitura maksimalisht, – ka vijuar mbrojtësja kuqezi. – Siç thashë edhe më herët, kemi një frymë mjaft të mirë brenda ekipit. Besoj në sukses dhe në fitore. Kemi një grup të vështirë, por do të shpalosim të gjitha mundësitë tona. Kuptohet që edhe ne, dita-ditës jemi rritur si grup. Tani jemi në vazon e katërt dhe uroj që të dalim sa më mirë dhe të fitojmë sa më shumë pikë brenda grupit. Një thirrje për të gjithë tifozët, të cilët i presim në “Elbasan Arena” për të na përkrahur fuqishëm.”

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh