(Video) FSHF / Përzgjedhja e talenteve në Itali, flet Drejtori teknik, Kamoleze

Share Button

AlbanianSport.com 05/07/2021 20:10

ASNN – Drejtoria Teknike e Federatës së Futbollit zhvilloi pak ditë më parë një përzgjedhje me lojtarë premtues në Monseliçe-Padova, në Itali, ku nën urdhërat e drejtorit Xhankarlo Kamoleze dhe Kryetrajnerit Edoardo Reja ishin më shumë se 50 lojtarë të datëlindjeve 2004, 2005 dhe 2006 nga Italia, Austria dhe Anglia. Për të komentuar këtë seleksionim dhe paraqitjen e elementëve që ishin pjesë e tij, për faqen zyrtare në Internet të Federatës Shqiptare të Futbollit, ka folur Drejtori Teknik, Xhankarlo Kamoleze, që ka vlerësuar organizimin dhe ka nënvizuar rëndësinë e këtyre kampeve për të parë në lojë të rinjtë shqiptarë kudo që luajnë.

“Kemi bërë një përzgjedhje të parë me djemtë e rinj shqiptarë, të cilët luajnë në Itali duke qenë se ne ishim të impenjuar në një turne ndërkombëtar, – ka thënë Kamoleze. – Kemi shfrytëzuar rastin për të parë në aksion djemtë shqiptarë të cilët luajnë me skuadra profesioniste italiane. Kishim ftuar më shumë se 50 lojtarë, të cilët i kemi ndarë në 4 skuadra sipas datëlindjeve 2004, 2005, 2006, ndërsa të pranishëm ishin trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja, dhe trajnerët e ekipeve kombëtare të Nën-16, Nën-17 dhe Nën-18-vjeçarëve. Mund të them se morëm përshtypje pozitive, kemi gjetur djem të cilët mbi të gjitha ishin entuziastë që po vishnin fanellën e Kombëtares.”

“Kemi folur gjatë dhe me prindërit e tyre dhe tani kemi një ide më të qartë për lojtarët që aktivizohen në kampionatin shqiptar dhe për ato që aktivizohen në klube të huaja, – ka vijuar ai. – Shpresojmë shumë të bëjmë një grup të mirë me moshat e ekipeve Kombëtare.” Kamoleze nuk heziton të flasë dhe për cilësitë e lojtarëve dhe pritshmëritë që ka për elementët e vëzhguar, teksa thotë: “Është një brez i mirë, por nuk duhet të harrojmë që e gjithë bota ka përjetuar situatë mjaft të vështirë për shkak të pandemisë ku të gjitha familjet kanë përjetuar vështirësi dhe ku futbolli ka hasur vështirësi të mëdha.”

“Djemtë janë stërvitur më pak, kanë luajtur më pak në vitin e fundit dhe duhet pasur parasysh ky fakt, – ka vijuar italiani. – Përzgjedhja e organizuar në Itali ishte si të thuash, momenti i parë i normalitetit për këtë periudhë, që shpresojmë që e gjithë bota ta ketë lënë pas krahëve. Përzgjedhje të ngjashme do të bëjmë edhe në të ardhmen, do të vazhdojmë t’i bëjmë në Shqipëri, duke monitoruar të gjitha zonat rajonale, sepse lojtarë të talentuar mund të lindin në çdo cep të Shqipërisë. Për më tepër kemi shumë djem shqiptarë, të cilët luajnë të shpërndarë në vende të ndryshme të botës.”

“Kështu që puna jonë do të bazohet te seleksionimi i vazhdueshëm, duke i ndihmuar këta elementë në rritjen e tyre, – ka theksuar Kamoleze. – Sepse shpesh djemtë ndryshojnë nga njëri vit në tjetrin, kështu që duhet të impenjohen sa më shumë, të punojnë mirë me klubet e tyre, ndërsa ne do t’i ndjekim dhe do të jemi të vëmendshëm ndaj përmirësimit të tyre.” Drejtori Teknik ka dhe një këshillë për skuadrat e moshave kuqezi. “Në nivelin e grup-moshave duhet të jemi gjithmonë të vëmendshëm për të dalluar rezultatet finale, pra fitoret, nga ajo që mund të jetë ndërtimi i një grupi, që në të ardhmen mund të arrijë rezultate”, – thotë Kamoleze.

“Ndeshjet në “Torneo delle Nazioni” nuk patën rezultate pozitive, sepse kemi humbur, por jemi përballur me skuadra që janë më përpara nesh në përgatitje, – ka vijuar ai. – Rusia ka një skuadër të shkëlqyer, Sllovenia ka një grup shumë të mirë lojtarësh kështu që skuadra jonë ka alternuar paraqitjet e mira dhe momentet kur djemtë, të cilët luanin bashkë për herë të parë, jo të gjithë ishin në kondicionin e duhur fizik, pra kishte shumë faktorë në këtë mes. Në mesin e këtyre situatave kishte edhe sinjale pozitive.” Në fund Kamolese nuk ngurron ta shprehë optimismin pas disa mujave në krye të një sektori shumë kyҫ por aq edhe delikat.

“Kemi parë lojtarë të cilët mund të përfaqësojnë të ardhmen e Shqipërisë. Ne punojmë të gjithë në mënyrë që trajneri Reja, i cili monitoron me vëmendje ekipet kombëtare të moshave, të mund të ketë vazhdimisht lojtarë që kanë kaluar në të gjitha grup-moshat kuqezi”, – ka përfunduar kreu i Drejtorisë Teknike të Federatës Shqiptare të Futbollit, Xhankarlo Kamoleze.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh