(Video) FSHF / Përfaqësueset rajonale, Mema: Këta fëmijë, e ardhmja kuqezi!

Share Button

AlbanianSport.com 29/06/2020 23:10

ASNN – Ekipet përfaqësuese të zyrës rajonale të Tiranës kanë zhvilluar të hënën seancën e radhës stërvitore me ekipin e Nën-13, Nën-14 dhe Nën-15-vjeçarëve, ku ishin të pranishëm edhe trajnerët e ekipeve kombëtare. Ata vijojnë punën në trajnimin e tyre, për të përzgjedhur futbollistët më të mirë të këtyre zonave. I pranishëm në njërën prej seancave të sotme ishte edhe specialisti pranë sektorit të Ekipeve Kombëtare në FSHF, Sulejman Mema, i cili theksoi se trajnerët e klubeve duhet të bashkëpunojnë fort me trajnerët e ekipeve kombëtare, pasi baza është stërvitja me klubet ku ata aktivizohen.

“Është viti i tretë që Federata Shqiptare e Futbollit operon me këtë mënyrë seleksionimi në tetë zona rajonale të Shqipërisë, ku një herë në javë trajnerët e ekipeve, të cilët ne kemi përzgjedhur, trajnojnë futbollistët e moshave Nën-13, Nën-14 dhe Nën-15-vjeçarëve, – u shpreh Mema në një prononcim për faqen zyrtare të FSHF-së në Internet. – Ata përqendrohen në përmirësimin e cilësive teknike, si edhe rritjen taktike, për të pasur një brez me aftësi shumë të mira. Këta fëmijë janë pjesë e ekipeve kombëtare dhe ne këtu i kemi shpresat më të mëdha për të ardhmen. Duhet të përkushtohen, një ditë në javë do t’u bëjë mirë këtyre fëmijëve.”

“I orienton shumë mirë kjo stërvitje e përjavshme, që ne organizojmë, sepse baza është stërvitja që zhvillojnë nëpër klube, – ka vijuar ish-futbollisti dhe ish-trajneri i njohur. – Ndaj duhet të jenë të përgjegjshëm dhe klubet, edhe trajnerët e klubeve, për t’i rritur nga ana cilësore vetëm duke punuar në aspektin teknik me këto grupmosha. Të gjithë trajnerët e ekipeve kombëtare janë të shpërndarë nëpër rrethe për të ndjekur stërvitjet, për të bashkëpunuar me trajnerët në stërvitje, për të zgjedhur vlerat më të mira dhe për t’i rritur vlerat e këtyre futbollistëve që ne kemi përzgjedhur.” Ndërkaq, ekipet përfaqësuese të zyrave rajonale të FSHF në të gjithë vendin kanë vijuar programin stërvitor me ekipet e të gjitha moshave në prag të turneut të përfaqësueseve rajonale, që zhvillohet muajin e ardhshëm.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

AlbanianSport.com 15/03/2024 15:45 ASNN – Këtë fundjavë do të luhen ndeshjet e javës së 13-të të Kampionatit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh