(Video) FSHF / Drejtori teknik, Kamoleze: Dy sfidat me Italinë, të dobishme

Share Button

AlbanianSport.com 17/08/2021 19:20

ASNN – Drejtori Teknik i FSHF-së analizon miqësoret italiane të Nën-18 dhe Nën-19-vjeçarëve. Në fakt, Kombëtaret e Nën-18 dhe Nën-19-vjeçarëve të Shqipërisë zhvilluan ditët e fundit dy miqësore në Koverçano me përfaqësueset përkatëse të Italisë dhe, sipas Drejtorit Teknik i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Xhankarlo Kamoleze, i cili ishte i pranishëm gjatë këtij grumbullimi, kjo ka qenë një përvojë mjaft e mirë. “Objektivi ishte të ballafaqonim djemtë tanë me një kombëtare, që në këtë moment ka ekipe mjaft të mira për moshat, – ka thënë ai. – Këtë e dëshmon edhe fitorja e Evropianit të fundit, por edhe me ekipet e moshave aktualisht Italia po bën paraqitje shumë të mirë.”

“Kështu që qëllimi ishte të ballafaqonim djemtë tanë në aspektin teknik dhe t’u jepnim atyre mundësinë e një përvojë unike, – ka vijuar 60-vjeçari. – Sepse djemtë tanë u stërvitën në të njëjtën fushë ku janë stërvitur kampionët e Evropës, janë njohur me ambientet e qendrës teknike të Koverçanos dhe besoj se në fund ka qenë një sukses si nga pikëpamja teknike, pasi skuadrat kanë bërë një paraqitje të mirë, ashtu edhe nga pikëpamja edukative dhe formuese.” Për Kamolezen, përfitimet nga këto dy miqësore të ekipeve Kombëtare të moshave në Koverçano ndaj Italisë kanë qenë të shumta, teksa thotë: “Së pari, na kanë pritur në mënyrë të shkëlqyer. Na vunë në dispozicion të gjithë qendrën teknike dhe na kanë ndihmuar për çdo gjë.”

“Besoj se edhe kjo dëshmon faktin se raportet mes Shqipërisë dhe Italisë janë shumë të forta dhe shumë miqësore, – theksoi ai. – Djemtë tanë matën forcat me lojtarë, të cilët luajnë te Juventusi, Milani, Interi dhe kanë bërë një paraqitje të mirë në aspektin taktik. Ishin dy ndeshje shumë të ekuilibruara, sidomos e dyta. Në ndeshjen e parë kemi vuajtur pak më shumë, por ekipi u soll mirë në fushë. Ndërsa në sfidën e dytë kemi bërë një ndeshje shumë më të ekuilibruar dhe kemi marrë komplimente nga shumë vëzhgues, të cilët ndoqën miqësoren.” Për Drejtorin Teknik të FSHF-së, ky ishte stacioni i parë në një projekt afatgjatë me elementët premtues të futbollit shqiptar.

“Siç kemi rënë dakord edhe me Presidentin Duka kemi menduar të punojmë për zhvillimin e mëtejshëm të gjithë futbollit shqiptar, duke kërkuar bashkëpunim me klubet, me trajnerët me synimin për të pasur një ide të përbashkët të lojës, që vjen nga turnetë e mëdha që shohim dhe mbi të gjitha nga mundësia për t’u dhënë të gjithë lojtarëve shansin për t’u matur me të tjerët dhe për të garuar në nivele të larta, – ka thënë Kamoleze. – Kjo mundësi që duhet të kenë futbollistët shqiptarë për t’u matur me skuadra të nivelit të lartë sigurisht që do t’i ndihmojë të rriten. Këtë herë kishim zgjedhur Italinë, por do të ishte bukur që djemtë të ballafaqoheshin edhe me Spanjën, Gjermaninë, etj., në mënyrë që të kenë gjithmonë teste të nivelit të lartë.”

Sipas Kamolezes, nga lojtarët e grumbulluar kishte elementë interesantë që mund t’i vlejnë ekipeve kombëtare për të ardhmen. “Përshtypjet ishin të mira për të dyja grupet, por janë djem që po rriten. Ishte eksperienca të mira për ta, por duhet të qëndrojnë më këmbë në tokë. Kjo është vetëm shkalla e parë, do të kenë përpara shumë pengesa për të kaluar dhe kjo duhet të jetë një pikënisje për të pasur stimujt e duhur për të vazhduar punën e mirë me klubet e tyre. Ata duhet të dinë se Federata dhe trajnerët e ekipeve Kombëtare i monitorojnë me kujdes të gjithë dhe presim rritjen e tyre të mëtejshëm.” Po cilat janë planet për të ardhmen dhe objektivat e ekipeve kombëtare në turnetë zyrtarë?

Por edhe çfarë ka programuar FSHF-ja për rritjen e ekipeve kombëtare të moshave? “Objektivi ynë është të punojmë ngushtë me shkollat, me projektet brenda shkollave, për t’i njohur të gjithë me punën e federatës, të klubeve, për t’i njohur me futbollin në të gjitha zonat, – përgjigjet Kamoleze. – Të përmirësojmë e të fuqizojmë edhe më tej zyrat tona rajonale, të përmirësojmë përmes shkollës së trajnerëve cilësinë e trajnerëve tanë, pra të punohet në disa drejtime njëherësh. Është e qartë se për t’ia arritur qëllimit kemi nevojë për bashkëpunimin e të gjitha klubeve. Duke pasur bashkëpunimin e tyre do të jetë e lehtë të përmirësohet niveli i futbollit shqiptar dhe t’u japim djemve në Shqipëri një mundësi për t’u bërë të njohur dhe për t’u vlerësuar.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh