(Video) FSHF / Disiplina, me dorë të rëndë ndaj dhunës, lumë vendimesh

Share Button

AlbanianSport.com 19/02/2020 22:20

ASNN – 1 vit pezullim për zyrtarin e Laçit, ndëshkime të shumta për 9 futbollistë dhe zyrtarë të tjerë klubesh. Vendime nga një vit pezullim për një zyrtar të Laçit, por edhe ndëshkime të shumta për 9 futbollistë dhe zyrtarë të tjerë klubesh. Kështu, vendimet e marra të mërkurën nga Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit kanë qenë të larmishme dhe ashpërsia e tyre ka variuar në kohë dhe në përmasa. Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit e ka patur mbledhjen e ditës së mërkurë mjaft të ngjeshur, teksa ka marrë plot 26 vendime lidhur me ngjarjet në nivelet e ndryshme të Kampionatit Kombëtar të Futbollit.

Vendimet e marra kanë qenë të larmishme dhe ashpërsia e tyre ka variuar në kohë dhe në përmasa. Midis këtyre vendimeve spikat ai sipas të cilit zyrtari i klubit të Laçit, Kleo Laska, përjashtohet për 1 vit nga aktivitetet sportive për shkak të sjelljes së pahijshme ndaj zyrtarit të takimit Laçi-Partizani 1-3. Në zbatim të Nenit 19 të KDS zyrtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe mjedisin përreth fushës. Ndërsa Tirana dhe Bylis janë gjobitur me 200 mijë lekë për sjellje të gabuar të spektatorëve në ndeshjet përkatëse me Skënderbeun (1-1) dhe Kukësit (1-1).

Për të njëjtën arsye, Korabi, dënohet me gjobë në masën 100.000,  (njëqind mijë) lekë, ashtu sikundër ka ndodhur edhe me Lushnjën dhe me Delvinën e Kategorisë së Dytë. Ndërkaq, për sjellje të gabuar të spektatorëve, Pogradeci dhe Besa dënohen me 4 ndeshje pa spektatorë. Ndërkohë, për ofendim ndaj zyrtarit të ndeshjes, lojtarët e Tërbunit, Rigers Dushku dhe Serdar Zagani, dhe lojtari i Përmetit, Fatjon Qamo, dënohet me 4 ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

Për për ofendim ndaj zyrtarit të ndeshjes, zyrtari i Burrelit, Kastriot Rama, dhe ai i Lushnjës, Dritan Cuko, dënohen me nga 8 ndeshje pezullim,  kurse ai i Skraparit, Antonio Dosti, me 4 ndeshje. Ndërkaq, për sulm ndaj kundërshtarit, duke e goditur me bërryl, lojtari i Erzenit, Dzhidzhiua Enok Mustafa, dënohet me 8 ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik, ashtu sikundër për të njëjtën arsye, lojtari i Pogradecit, Emiljano Hidri, dhe ai i Lushnjës, Ergys Alushi, dënohen me nga 5 ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh