AlbanianSport.com 26.04.2016 19:35
ASNN – Një stadium me një kosto prej 50 milionë eurosh, me një kapacitet 22-vendësh, që ndërthur në shumicën e tij funksionin e tij sportiv me atë tregtar, pasi 25 mijë metra katrorë do t’i përkasin kompleksit të biznesit. Kjo është me pak fjalë përmbledhja e Stadiumit të ri Kombëtar, që sipas zyrtarit të FSHF-së, Arben Dervishaj, do të mbarojë brenda 2 vjetësh.
Një stadium i niveleve të larta ndërkombëtare, i cili vetëm për shkak të kapacitetit nuk e arrin standardin më të lartë, atë të 5-tin, por është i majftueshëm për të pritur evenimentet futbollistike evropiane. Duke folur për Televizionin Shqiptar, anëtari i Komitetit Ekzekutiv dhe përgjegjësi për infrastrukturën në Federatën Shqiptare të Futbollit, ka dhënë edhe hollësitë teknike të projektit.
Për Dervishaj, 2018-ta do ta gjejë kryeqytetin me stadium të ri. Dervishaj ka theksuar se është ende në diskutim mundësia e ruajtjes së fasadës aktuale, që është monument kulture.