AlbanianSport.com 28/01/2020 21:45
ASNN – Projektohet rishikimi i planimetrisë për të nxitur më tepër parakalime dhe spektakël. Sezoni i ri i Formulës 1 pritet të përjetojë një sërë ndryshimesh, të cilat pritet t’i paraprijnë ndryshimeve rrënjësore të 2021-shit. Një ndryshim domethënës pritet të përjetojë edhe pista “Pol Rikard” në Formula 1, ku rishikimi i itinerarit dhe trajektores së saj pritet të nxitë më tepër parakalime dhe të ofrojë më shumë spektakël.
Është një nga pistat më të veçanta të Formulës 1, por tanimë po i nënshtrohet një rishikimi për të lejuar më tepër parakalime dhe për ta bërë garën edhe më zbavitëse. Që nga koha kur Çmimi i Madh i Francës u kthye në kalendar, Formula 1 ka përjetuar një garë me 106 xhiro. Këto 106 xhiro kanë bërë që çdo tifoz të mbajë frymën dhe rikthimi i kësaj piste klasike erdhi në një kohë kur vetë garimi po kërkonte një rizgjim.
Ndryshe nga pistat që jemi mësuar të shohim zakonisht, pista “Paul Rikard” shfrytëzon një përzierje të veçantë të asfaltit me volframin në zonat e daljes prej saj, ndërkohë që pistat tradicionale që janë rrethuar me zhavorr ose bar. Ndërkohë që kjo promovon pilotimin e kujdeshëm dhe ndëshkon pilotët që dalin nga pista, “Paul Rikard”-i në anën tjetër, shfrytëzon nivele të ndryshme të ashpërsisë së pistës për të ndëshkuar pilotët që dalin nga pista.
Dhe Erik Bulieri, i cili është emëruar së fundmi drejtor i Çmimit të Madh të Francës, ka propozuar disa ndryshime të itinerarit të pistës, për të nxitur një garim më sfidues. Bulieri ka propozuar disa ndryshime në sektorin e parë të pistët, që përfshin kthesat nga 1-shi deri tek 5-sa. “Praktikisht do të riprojektojmë të gjithë sektorin e parë”, ka thënë ai, duke vijuar: “Kthesa e madhe midis 8-ës dhe 9-ës mbetet, sepse ne nuk duam të zhbëjmë ADN-në e pistës.”
“Po kështu mbeten kthesat legjendare nr. 10 dhe nr. 11. Tani presim miratimin e Federatës Botërore të Automobilizmit (FIA), por ne synojmë një garim më prapë njëri-tjetrit dhe një mundësi më të madhe parakalimi”, – ka përfunduar Bulieri. Në fakt, gara e 2019-ës u cilësua gjerësisht si Çmimi i Madh më i mërzitshëm i vitit, ndërsa gara e 2020-ës do të zhvillohet më 28 qershor.
Klikoni videon e mëposhtme për kronikën e plotë: