AlbanianSport.com 24/09/2021 21:40
ASNN – Ndërtohet me 500,000 elementë në Arabinë Saudite, duke tejkaluar kufirin e vendosur nga “Ferrari”. Për të promovuar organizimin për herë të parë në Arabinë Saudite të një gare të Formulës 1, Çmimit të Madh të Arabisë Saudite, që do të mbahet në fillim të dhjetorit të këtij viti, është ndërtuar ditët e fundit edhe makina më e madhe e formuar me elementët “Lego”.
Madje ajo është certifikuar edhe nga Libri i rekordeve botërore “Guinness”. Në fakt, kanë qenë më tepër se 500,000 elementë që janë ndërthurur nga profesionistë të ndërtimit me “Lego” në Kompleksin Tregtar “Deti i kuq” në Xhid’dah, duke thyer rekordin e mëparshëm nga “Ferrari” në 2019-ën, që e pati ndërtuar makinën me 350,000 elementë.
Në fakt, Çmimi i Madh i Arabisë Saudite do të ofrojë një nga pistat më të shpejta të Botërorit të Formulës 1.