(Video) Formula 1 / “Ferrari” prezanton makinën e re të 2020-ës,“SF1000”

Share Button

AlbanianSport.com 12/02/2020 18:20

ASNN – Drejtori Binoto, analizon risitë e këtij viti, ceremonia erdhi direkt në RTSH Sport. “Ferrari” ka zbuluar të mërkurën në mbrëmje makinën e re për vitin 2020, të mbiquajtur “SF1000”, që do të pilotohet edhe për këtë sezon nga Sebastian Feteli dhe Sharl Lëklerku. Sikundër çdo eveniment madhor sportiv, edhe ceremonia e prezantimit u soll për sportdashësit drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, që është edhe transmetuesi zyrtar i Formulës 1 në Shqipëri.

Në një ceremoni ekstravagante, të zhvilluar në teatrin e famshëm “Romolo Vali” në Rexhio Emilia, 30 km larg nga Maranelo, “Ferrari” ka zbuluar makinën e re për vitin 2020, të mbiquajtur “SF1000”, që do të pilotohet edhe për këtë sezon nga Sebastian Feteli dhe Sharl Lëklerku. Pas një prezantimi spektakolar, që përfshinte një orkestër, një kor dhe balerinë, por edhe fjalimeve nga kreu ekzekutiv i “Ferrari”-t, Luis Kamileri,  dhe drejtuesi i skuadrës, Matia Binoto, dhe me një sfond ku pasqyrohej historia e “Ferrari”-t në Formula 1, makina e re bëri debutimin e saj.

Binoto ka konfirmuar se “SF1000”, e mbiquajtur kështu për të festuar vitin në të cilin “Ferrari” do të zhvillojë garën e 1,000-të në Botërorët e Formulës 1, është një përmirësim i “SF90”-ës së vitit të shkuar, makinës që u rendit e dyta në Botërorin e konstruktorëve në 2019-ën, me rregullimet teknike që kanë mbetur të qëndrueshme për 2020-ën, përpara rishikimit madhor të rregullave të Formulës 1 për 2021-shin. Por Binoto nxitoi të theksonte se skuadra italiane ishte munduar ta çonte sa më larg të mundej gjithë idenë e makinës së 2020-ës.

“Natyrisht që ne jemi nisur nga makina e vitit të shkuar, por qasja jonë për makinën e këtij viti është tërësore dhe e shtyrë në kufinjtë e mundshëm”, – tha Binoto, duke vijuar: “Mund të duket e ngjashme me makinën e vitit të shkuar, por është krejt e ndryshme nga ajo e vitit shkuar dhe një numër konceptesh të këtij viti janë revolucionarizuar.” Kreu i skuadrës italiane tha se pika kyçe e “Ferrari”-t të 2020-ës do të ishte përmirësimi i qëndrueshmërisë, si dhe korrigjimi i gjithë të metave të vërejtura sezonin e shkuar.

Një sezon ku “Kokëkuqja” grumbulloi vetëm 504 pikë kundrejt totalit mbresëlënës prej 739 pikësh të “Mercedes”-it. Nëpërmjet Fetelit dhe Lëklerkut, makina e re “SF1000” do të ketë si mision parësor rikthimin e “Ferrari”-t tek titulli i konstruktorëve, që mungon që nga viti 2008-ës, ndërsa  dy pilotët do të synojnë të parin titull të kampionit të botës që nga ai sukses i Kimi Raikonenit në 2007-ën. Makina e re “SF1000” do të bëjë xhirot e para brenda një jave, kur të nisë faza e parë e testimit parasezonal në pistën e Barcelonës, më 19 shkurt.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh