(Video) Formula 1 / Agjenti: Raikoneni nuk e ka menduar kurrë tërheqjen

Share Button

AlbanianSport.com 25/09/2018 21:35

ASNN – Kimi Raikoneni, i cili mbush 39 vjeç muajin e ardhshëm, ka nënshkruar në fillim të këtij muaji një kontratë dyvjeçare që e rikthen atë tek “Sauber”-i, skuadra me të cilën ai debutoi në Formula 1 në vitin 2001. Dhe agjenti i tij, Stiv Robertson, thotë finlandezi është plotësisht i motivuar për të garuar me “Sauber”-in dhe se nuk kishte ndërmend të tërhiqej nga Formula 1, edhe nëse “Ferrari” nuk do të kishte vend për të në makinat e veta.

Agjenti i Kimi Raikonenit, Stiv Robertson, thotë finlandezi është plotësisht i motivuar për të garuar me “Sauber”-in sezonin e ardhshëm dhe se nuk kishte ndërmend të tërhiqej nga Formula 1, edhe nëse “Ferrari” do ta kishte tërhequr nga makinat e veta. Raikoneni, i cili mbush 39 vjeç muajin e ardhshëm, ka nënshkruar në fillim të këtij muaji një kontratë dyvjeçare që e rikthen atë tek “Sauber”-i, skuadra me të cilën ai debutoi në Formula 1 në 2001-shin.

Shumë patën menduar se Raikoneni nuk do të dëshironte t’i bashkohej një tjetër skuadre nëse do të largohej nga “Ferrari”, por, duke shpjeguar vendimin për t’iu bashkuar “Sauber”-it, Robertsoni tha pasioni për Formulën 1 i kampionit të botës në 2007-ën nënkupton se ai nuk ishte gati të tërhiqej apo të provonte fatin në një kategori tjetër. “Kimi i dashuron makinat e Formulës 1 dhe garimin aty”, – deklaroi agjenti i finlandezit.

“Njerëzit janë të çuditur, sepse, pasi kishte pilotuar për “Ferrari”-n për kaq shumë vjet, shumë njerëz prisnin që ai të tërhiqej, të shëtiste me jahtin dhe të shijonte jetën, – vijoi Robertsoni. – Por ai i dashuron makinat dhe garimin në Formula 1, pasi kjo e zbavit pa fund. Kimi e dashuron sfidon sfidën dhe, nëse nuk do të bënte këtë që po bën, ai do të ishte duke garuar në motokros, por Formula 1 është padyshim kulmi për të. Dhe sapo e mësuam që me “Ferrari”-n do të mbyllej bashkëpunimi, ai  më tha t’i gjej një skuadër tjetër.”

“Sauberi” mund të mos jetë në nivelin e “Ferrari”-t, por Roberston beson se shkuarja e Raikonenit aty i jep asaj skuadra një profil tjetër, më serioz dhe finlandezi do t’i ndihmojë ata ta përmirësojnë makinën.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh