AlbanianSport.com 11.12.2016 16:25
ASNN – Majkëll Xhordani është sportisti më i paguar në botë. Kështu e përcakton revista “Forbes”, ish-basketbollistin amerikan, i cili ka një pasuri prej 1.7 miliardë dollarësh. Në këtë listë nuk mungojnë edhe futbollistët Bekham, Kristiano Ronaldo dhe Mesi. Revista e famshme “Forbes” ka publikuar së fundmi listën e sportistëve më të pasur në botë, duke përfshirë të gjitha sportet.
Këtu janë edhe sportistë të cilët e kanë lënë sportin, por që me imazhin e tyre, vazhdojnë të tërheqin vëmendjen e sponsorëve të ndryshëm. Listën e kryeson basketbollisti amerikan, Majkëll Xhordan, me 1.7 miliardë dollarë, që gjatë karrierën së tij 15-vjeçare në NBA, ka përfituar 93 milion dollarë nga paga që merrte. Ndërsa tani merr 100 milionë në vit vetëm nga firma “Nike”.
Kjo e fundit do të përfitojë nga çdo produkt të saj që do të veshë Xhordan, rreth 4,5 miliardë dollarë deri në vitin 2020. Pas tij në vend të dytë renditet Tajgër Uds, lojtari i golfit me 1 miliardë e 650 milionë të ardhura. Nga sporti i futbollit, më i paguari mbetet Dejvid Bekham. Futbollisti anglez, edhe pse nuk luan më, renditet në vend të 9-të me 730 milionë dollarë.
Kristiano Ronaldo ndodhet në vendin e 14-të, me 620 milionë dollarë, ndërsa Lionel Mesi, në të 17-in, me 520 milionë dollarë. Sipas revistës “Forbes”, në përcaktimin e shumës së të ardhurave që përfitojnë sportistët në vit përfshihen jo vetëm pagat, por edhe të ardhurat nga reklamat, shpërblimet, sponsorët dhe paraqitjet publike që bëjnë ata.