AlbanianSport.com 08/01/2017 12:30
ASNN – Flamurtari ka fituar miqësoren e fundit të zhvilluar në Vlorë. Kjo i ka shërbyer trajnerit Shpëtim Duro për të parë më mirë aftësitë e lojtarëve të ardhur gjatë merkatos së dimrit. Në këtë miqësore kanë shënuar Bushiçi, Muaremi, Gafuri dhe Zuka. Të hënën Flamurtari është nisur drejt Antalias ku do të zhvillojë fazën përgatitore dimërore. Kështu, Bushiç dhe tre afrimet e reja në merkaton e janarit shpërthejnë në miqësoren e fundit të Flamurtarit të zhvilluar para nisjes drejt Antalias për fazën përgatitore.
Kundërshtarët e Flamurtarit A kanë qenë 19-vjeçarët kuqezinj. Kjo miqësore prove i ka shërbyer trajnerit Shpëtim Duro për të parë sidomos lojtarët e ardhur gjatë merkatos së janarit. Në 45 minutat e para trajneri Duro ka aktivizuar lojtarët të cilët kanë qenë pjesë e formacionit kryesor në pjesën e parë të kampionatit. Në 11-she nuk ka qenë asnjë nga lojtarët e afruar në merkaton e dimrit. Me këtë formacion skuadra e Duros I ka mbyllur 45 minutat e para me rezultatin 0-0.
Në pjesën e dytë janë aktivizuar Muaremi, Gafuri, Nedejlkoviçi si dhe Bushiçi e Franc Veliu që vinin nga dëmtimet. Pikërisht në këtë fraksion të miqësores Flamurtari ka shpërthyer në gola, dy herë Bushiçi, më pas Muaremi dhe Gafuri, ndërsa një tjetër e ka realizuar Zuka. Për të rinjtë, golin e vetëm e ka realizuar Bena. Flamurtari ka mbyllur tashmë përgatitjet në Vlorë, për t’u zhvendosur prej datës 8 deri në 21 janar në Antalia të Turqisë.
Skuadra vlonjate do të zhvillojë aty fazën përgatitore, ndërsa janë parashikuar për t’u luajtur në tokën turke edhe tre ndeshje miqësore.