AlbanianSport.com 02.06.2017 18:00
ASNN – Çështja e privatizimit të klubit “Flamurtari” nuk po merr zgjidhje. Megjithë problemet e vazhdueshme që ka hasur ky klub gjatë viteve të fundit, e megjithë kërkesat e vazhdueshme të administratorit, Sinan Idrizi, sërish ky proces nuk po merr një përgjigje. Edhe në mbledhjen e fundit të këshillit bashkiak të Vlorës, çështja e privatizimit të Klubit “Flamurtari” nuk është diskutuar.
Kësisoj, privatizimi i Klubit “Flamurtari”, nuk dihet ende se kur do të bëhet. Ish-futbollisti dhe anëtari i bordit drejtues te Flamurtarit, Saimir Haxhiu, ka kërkuar përpara këshilltarëve më shumë informacion se çfarë do të bëhet me privatizimin e Flamurtarit, në një moment kur situatat problematike të klubit vlonjat kanë ndjekur njëra-tjetrën prej disa sezonesh futbollistike.
Ai ka kërkuar që çështja e privatizimit të klubit të futet në rendin e ditës. Por kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli i është përgjigjur në këtë mënyrë kërkesës së Haxhiut. Prej tre vitesh, Flamurtari administrohet nga dy kompanitë turke “TRK” dhe Atlas Jet”, me përfaqësues Sinan Idrizin. Ky i fundit, që fillim, e deri tani ka vijuar me kërkesat për privatizim të klubit, pasi nuk mund të vijohet me administrimin.
Por kërkesat e tij vazhdojnë të bien në vesh të shurdhët.