AlbanianSport.com 19.05.2016 16:15
ASNN – Flamurtari aktual nuk ekziston më si skuadër futbolli. Kështu ka vendosur presidenti i klubit vlonjat, Sinan Idrizi, menjëherë pas ndeshjes me Skënderbeun. Ai i ka quajtur të padenjë ata futbollistë për veshur fanellën e Flamurtarit. Mësohet se Idrizi ka larguar si futbollistët edhe trajnerin Ramadani.
Kështu pra, ekipi vonjat i futbollit nuk ekziston më me të njëjtën përbërje. Menjëherë pas humbjes së ndeshjes me Skënderbeun, presidenti i klubit vlonjat, Sinan Idrizi, ka vendosur ta shkrijë ekzistencën e skuadrës, duke i larguar si futbollistët ashtu edhe trajnerin Zekeria Ramadani.
Ndërkohë, menjëherë në klubin vlonjat do të fillojë puna për riorganizimin e skuadrës, duke kërkuar futbollistë të rinj si dhe po punohet për të gjetur trajnerin e ri. Sipas mediave lokale, drejtuesit e Flamurtarit kishin vënë si kusht për rinovimin e kontratave me futbollistët fitoren në ndeshjen e fundit të këtij sezoni, atë ndaj Skënderbeut.
Por kjo gjë nuk ndodhi dhe,. si rrjedhojë, drejtuesit e klubit vlonjat kanë vendosur të largojnë të gjithë skuadrën bashkë me stafin teknik. Pritet që në ditët e ardhshme të mësohet më shumë rreth fatit të skuadrës së futbollit të Flamurtarit dhe të ardhmes së saj.