AlbanianSport.com 28/01/2020 22:40
ASNN – Vlonjatët, të mërkurën në Shkodër me thuajse të njëjtën 11-she ndaj Vllaznisë. Në atë që është ndeshja e 3-të radhazi në fushë të huaj, vlonjatët do të jenë mysafirë në Shkodër, për t’u përballur me Vllazninë. Ky takim është i vlefshëm për turin e 16-shes së Kupës së Shqipërisë, dhe skuadra e Flamurtarit ka kryer përgatitjet e fundit në fushën sportive të Pyllit të Sodës në periferi të qytetit.
Flamurtari rikthehet në fushë pas dy humbjesh radhazi në kampionat në këtë fundvit dhe, të mërkurën, në atë që është ndeshja e 3-të radhazi në fushë të huaj, vlonjatët do të jenë mysafirë në Shkodër, për t’u përballur me Vllazninë. Ky takim është i vlefshëm për turin e 16-shes së Kupës së Shqipërisë, dhe skuadra bregdetare ka kryer përgatitjet e fundit në fushën sportive të Pyllit të Sodës në periferi të Vlorës.
Ndërkaq, duket se do të jetë e njëjta përbërje si në dy takimet e kampionatit 11-shja që do të luajë të mërkurën në Kupë ndaj Vllaznisë. Në pritje të zhbllokimit të merkatos, trajneri Marcelo Troisi nuk ka shume luks në përzgjedhje, sepse i duhet të shkojë drejt Shkodrës sërish pas një periudhe shumë të shkurtër me të njëjtët lojtarë si në ndeshjen e kampionatit.
Ndërkohë edhe pse është folur shumë, mbetet ende një ngërç zgjidhja e situatës së merkatos së bllokuar, çka ka mbajtur peng edhe prezantimin zyrtarisht te Troisizë si trajner i Flamurtarit, por edhe të lojtarëve të afruar në këtë merkato dimri. Në Vlorë nuk ka patur sërish një konferencë për shtyp, apo dalje për mediat, duke pritur se çfarë do të ndodhë me situatën e merkatos, ndërsa ekipi ka vijuar normalisht përgatitjet.
Stërvitje në të cilat nuk kane munguar edhe lojtarët e ardhur gjate janarit, por që ende nuk mund të aktivizohen, duke e vështirësuar gjendjen për Flamurtarin. E vështirë duket sërish në Shkodër, pavarsisht deklaratës se trajnerit brazilian se Kupa është objektiv për vlonjatët, në një sezon ku rënia nga Kategoria Superiore por përvijohet çdo ditë e më frikshëm në horizontin kuqezi të bregdetarëve.
Klikoni videon e mëposhtme për kronikën e plotë: