AlbanianSport.com 19.05.2016 19:35
ASNN – Luftëtari është kurorëzuar “kampion” i Kategorisë së Parë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, pasi triumfoi në maratonën e 11-metërshave ndaj Korabit. Kjo finale, që u luajt në kryeqytet dhe u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, i pati mbyllur me rrjeta të paprekura 90 minutat e kohës së rregullt dhe 20 minutat e dy kohëve shtesë dhe, nga pika e bardhë, më të saktë u treguan gjirokastritët.
Kështu, niveli i dytë i Kampionatit Kombëtar të Futbollit, që njihet ndryshe si Kategoria e Parë, ka ulur enjten siparin e këtij sezoni, me ndeshjen e fundit, atë midis fitueses së grupit të Veriut, Korabit, dhe grupit të Jugut, Luftëtarit, që ka përcaktuar edhe fituesin simbolik të kësaj veprimtarie. Dhe ky fitues është Luftëtari, që është kurorëzuar kështu “kampion” i Kategorisë së Parë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, pasi triumfoi në maratonën e 11-metërshave ndaj Korabit.
Kjo finale, që u luajt në kryeqytet dhe u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, i pati mbyllur me rrjeta të paprekura 90 minutat e kohës së rregullt dhe 20 minutat e dy kohëve shtesë dhe, nga pika e bardhë, më të saktë u treguan gjirokastritët. Lodhja e sezonit u pasqyrua në paraqitjen e të dyja skuadrave në këtë finale simbolike, çka bëri që asnjëra prej tyre të mos gjente rrugën e rrjetës së portës kundërshtare përgjatë 120 minutave të luajtura.
Kështu, gjithçka i është drejtuar “lotarisë” së 11-metërshave, ku janë ekzekutuar plot 12 të tillë për secilën skuadër. Nga këto, vetëm goditjet e 7-ta nga pika e bardhë janë humbur nga secila skuadër, me përkatësisht Rrapon për gjirokastritët dhe Frashërin për dibranët. Ndërkohë, me nisjen e raundit të 11-metërshave, është kapiteni Mziu që gabon për Korabin, duke i dhënë kështu fitoren Luftëtarit. Sidoqoftë, të dyja skuadrat do të kenë mundësinë të luajnë në Kategorinë Superiore sezonin e ardhshëm.