AlbanianSport.com 13/06/2018 14:20
ASNN – Amerika Veriore ka fituar të drejtën për të zhvilluar atje Botërorin e futbollit të vitit 2026. Me 134 vota, pro kandidatura e përbashkët SHBA-Kanada-Meksikë është zgjedhur në përfundim të punimeve të kongresit të 68-të FIFA-s, i cili u zhvillua në Moskë. Kandidatura tjetër ishte ajo e Marokut, që mori vetëm 65 vota. Kështu, Botërori i futbollit në 2026-ën do të zhvillohet në Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kjo u vendos në përfundim të punimeve të Kongresit të 68-të të FIFA-s, që u zhvillua të mërkurën në Moskë. Lajmi është bërë i ditur në vigjilje të Botërorit 2018, i cili do të nisë të enjten. Tre shtetet fituese kanë mundur kandidaturën e Marokut. Ky që do të zhvillohet në 2026-ën, do të jetë Botërori i parë në histori ku do të marrin pjesë 48 skuadra. Në përfundim të votimit, kandidatura amerikane kanë marrë 134 vota kundrejt 65 të marokenëve.
Kjo hera e pestë që Maroku nuk fiton pas kandidaturave të hedhura për Botërorët e viteve ’94, ’98, 2006 e 2010 e kësaj të 2018. “Ju falenderoj pa masë për këtë nder të madh që na dhatë duke na bërë mikpritës të Botërorit 2026”, – tha Karlos Kordeiro, Presidenti i Federatës Amerikane të Futbolit. – Faleminderit edhe Federatës së Marokut. Në fund të fundit, të gjithë jemi të bashkuar për futbollin”. Në votim gjatë kongresit të 68-të të FIFA-s morën pjesë 207 shtete.
Ndërkohë që gjatë fjalës së tij, presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, tha se “Rusi 2018” e “Katar 2022” u zgjodhën me votat e vetëm 24 anëtarëve të ish-Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s. Shumica e të cilëve janë duke u hetuar ose janë dënuar për korrupsion. Punimet e Kongresit të 68-të të FIFA-s i përshëndeti edhe Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.