(Video) Fërat: Vllaznia, me një projekt afatgjatë për suksesin e qëndrueshëm

Share Button

AlbanianSport.com 19/11/2018 07:55

ASNN – Një projekt afatgjatë për rikthimin në elitën e futbollit shqiptar jo vetëm si kategori, por edhe si nivel loje, administrimi dhe marketingu. Ky është synimi madhor i drejtuesve të Vllaznisë së Futbollit për këtë sezon dhe sezonet në vijim.

Duke folur posaçërisht për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, drejtori turk i klubit shkodran, Engin Fërat, ka shpalosur edhe strategjinë disavjeçare për këtë qëllim. AlbanianSport.net jua sjell të zbardhur të plotë këtë intervistë.

 

– Faza e parë e Kategorisë së Parë është mbyllur, si do ta vlerësonit këtë fazë dhe a ishte ajo brenda pritshmërive për Vllazninë?

– Po ta marrim që nga fillimi, është i mirë, sepse kur ne filluam, ishte shumë vonë. Ne erdhëm në fund të gushtit, e filluam drejtimin e klubit bashkë me Suad Licin, atëherë kur skuadrat e tjera kishin mbaruar madje edhe merkaton dhe ishin në fazë të avancuar me stërvitjen. Me pak fjalë, ne erdhëm në ditët e fundit dhe nuk kishim mundësi të bënim merkato dhe ta përgatitnim skuadrën siç do të donim. Prandaj jam i kënaqur me këtë fazë të parë, por, në të njëjtën kohë, duhet të them se duhet të luajmë një futboll më të mirë dhe shpresoj që të përmirësohemi në këtë pikë.

– Nëse do të përmirësoje diçka, çfarë do të ishte ajo?

– Problemi më i madh, siç e thashë, edhe për trajnerin tonë nuk ishte e lehtë, sepse ai pati vetëm 3 javë e gjysmë në dispozicion për të punuar me lojtarët, të cilët për më tepër nuk ishin gati, as fizikisht e as faktikisht dhe kjo kërkon kohë, çka është normale. Po kështu, lojtarët nuk janë mësuar të luajnë për të fituar dhe ky është gjithashtu një problem madhor, sepse në këto sezonet e fundit Vllaznia ka qenë gjithmonë e përfshirë në betejën për mbijetesë dhe kjo kishte ndikuar edhe në stilin e lojës, që ishte kryesisht me kundërsulme dhe jo me sulme në shkallë të gjerë dhe të vazhdueshme, siç duhet të bëjnë tani dhe kjo kërkon kohën e vet.

– Si do ta vlerësonit punë e Hasan Likës së trajner?

– Hasani ka shumë përvojë dhe ne punojmë shumë ngushtësisht bashkë dhe deri më tani nuk kemi probleme. Por ju ne dini që ne jemi të gjithë profesionistë të lëmit dhe të gjithë synojmë arritjen e rezultateve, prandaj ka shumë presion. Dhe këtë vit ne nuk kemi asnjë shans tjetër, veçse të fitojmë e të shpallemi “kampionë”.

– Që të shpallesh “kampion” duhet të kesh një skuadër të plotë, por ju thatë që nuk kishit kohë për merkato, për përforcime… Çfarë do të bëni në janar për këtë çështje, do të blini lojtarë të rinj, do të sillni lojtarë të rinj dhe a ka kërkuar trajneri lojtarë të rinj?

– Natyrisht,  është normale që ne synojmë ta përmirësojmë skuadrën në çfarëdo mënyre të mundemi dhe duhet të keni parasysh që ne nuk po synojmë vetëm për këtë vit, por edhe për vitet që vijnë, prandaj kërkojmë gjithnjë ta përmirësojmë skuadrën dhe që të marrim përforcime, çka është e zakontë dhe kështu do të jetë.

– Kur erdhët tek Vllaznia, ju ishit nga të parët që folët për marketingun, për administrimin e klubit, për skuadrën B, për akademinë e të rinjve… si do t’i ndryshoni gjërat ju bashkë me Suadin?

– Që të jem i sinqertë, nga ajo që kam parë këtu, kjo është një temë e vështirë. Ajo që kam parë që nga fillimi, që kur erdhëm tek Vllaznia, ne bëmë disa plane. I pari është afatshkurtër, që ta mbyllim këtë sezon sa më mirë të mundemi, por nëse dëshiron të ndryshosh gjërat, duhet të bësh plane afatgjata dhe njëri projekt është që klubi të jetë i pavarur. Nëse një klub të futbolli synon të ketë rezultate të mira në të ardhmen, duhet të jetë i pavarur. Për këtë të nevojitet të pari themele, themele profesionale dhe kjo ka nevojë për marketing, për reklamim të klubit. Dhe për mua, kjo është pak e vështirë këtu në Shqipëri, sepse nuk janë të shumtë njerëzit që kanë një vizion për të ardhmen, apo të shikojnë sesi po punojnë skuadrat e tjera anembanë botës. Për këtë qëllim, nisëm punën në disa projekte, siç është ai i të punuarit me një akademi në Nigeri, ku do të kemi mundësi të përzgjedhim të parët lojtarë atje. Sepse ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm që klubet shqiptare duhet të synojnë të prodhojnë lojtarë e t’i shesin ata dhe të sigurojnë të ardhura. Dhe kjo bëhet me lojtarë shqiptarë, por edhe me lojtarë të huaj të mirë kudo që t’i gjejmë ata. Projekti i dytë është barazpeshimi i gjendjes sonë financiare. Për këtë arsye ne zgjodhëm Katarin, sepse unë kam marrëdhënie të mira tje dhe ata janë më pranë nesh, sepse, po t’u drejtohemi klubeve të Evropës Perëndimore, ata nuk janë të interesuara për ne. Ajo që ne kemi bërë është që shkuam atje, zhvilluam një numër takimesh dhe u shpjeguam atyre se çfarë është Shqipëria, që Shqipëria është një vend i bukur, me njerëz të mirë, është një vend i gjelbër, është një vend mysliman. Këto janë disa pika të rëndësishme që e bëjnë Shqipërinë tërheqëse për ta. Ne gjithashtu vendosëm një kolegun tim si përfaqësues atje, si pikë kontakti, sepse duhet të jesh gjithmonë në kontakt me ta. Po kështu, ne bëmë një binjakëzim me një klub në Katar që do të na sjellë shumë përfitime në të ardhmen, ndërsa pjesa e fundit, por më e rëndësishme e vizitës sonë atje, është sesi të sjellim diçka këtu, në mënyrë që bëhemi tërheqës për njerëzit atje, që, në të ardhmen, ata do të vijnë të investojnë këtu dhe unë besoj se kemi krijuar një atmosferë të mirë dhe jam optimist se në verë do të kemi një sponsor nga Katari për klubin tonë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh