AlbanianSport.com 25.10.2016 14:20
ASNN – Ndonëse gjithçka ka nisur si një pasion, i një djaloshi që xhonglon një top, Fabian Duro ka arritur brenda 5 vjetësh që të tërheqë vëmendjen e botës me talentin e tij. Dhe ishte thjesht çështje kohe derisa ai të merrte ftesë nga një gjigande e futbollit botëror, siç ishte klubi i Bajernit të Mynihut, që e ka patur shqiptarin mysafir përgjatë këtyre ditëve të fundit, duke i kushtuar atij vëmendje edhe pas seancës stërvitore të së hënës.
Dhe ai nuk ka zhgënjyer. Para 5 vitesh, ai ishte një djalosh i thjeshtë e i panjohur, që kishte vetëm talentin dhe disa video amatore për ta dëshmuar atë dhe që kërkon mbështetje për të përfaqësuar Shqipërinë në Botërorin e disiplinës sportive që njihej si “free-style football”. Por kohët rrodhën shpejt dhe Fabian Duro ia doli të mahnisë botën me talentin e tij, duke marrë pjesë në veprimtari madhore të kësaj dispiline anembanë globit.
Dhe ishte thjesht çështje kohe derisa ai të merrte ftesë nga një gjigande e futbollit botëror, siç ishte klubi i Bajernit të Mynihut, që e ka patur shqiptarin mysafir përgjatë këtyre ditëve të fundit, duke i kushtuar atij vëmendje edhe pas seancës stërvitore të së hënës. Natyrisht, gjigandja bavareze është e mbushur me talente të futbollit botëror, të cilët e kanë shijuar dhe, madje duartrokitur talentin e shqiptarit shtatshkurtër.