(Video) Evropiani i Minifutbollit për Priftërinjtë ngre siparin në Shkodër

Share Button

AlbanianSport.com 06/02/2024 14:25

ASNN – Presidenti Duka në meshën e shenjtë para nisjes së Kampionatit Evropian të Minifutbollit për Priftërinj: “Futbolli, forcë e jashtëzakonshme që përçon mesazhe pozitive tek njerëzimi”. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ishte i ftuar në meshën e shenjtë të zhvilluar në Katedralen e “Shën Shtjefnit” të Shkodrës. Kjo meshë e udhëhequr nga Shkëlqesia e tij, Imzot Anxhelo Masafra, arqipeshkvi metropolit dhe President i Konferencës Ipeshkvnore, u mbajt në prag të nisjes së Kampionatit të 16-të Evropian të Minifutbollit mes priftërinjve, që do të zhvillohet në Shkodër nga data 5, deri më 9 shkurt 2024.

Ndërkaq, në këtë turne marrin pjesë ekipet përfaqësuese të 17 vendeve nga e gjithë bota me mbi 224 pjesëmarrës. Në fjalën e tij përshëndetëse Presidenti Duka vlerësoi faktin që kjo veprimtari ndërkombëtare zhvillohet pikërisht në Shkodër, aty ku edhe futbolli shqiptar ka fillesat e veta më shumë se një shekull më parë. “Së pari jam i lumtur, si gjithmonë kur vij në Shkodër, e aq më tepër që ndodhem në mes jush, – ka thënë ai fillimisht. – Dhe jo pa shkak. Jo vetëm unë, por i gjithë komuniteti i futbollit shqiptar, i është mirënjohës fesë tuaj. Sepse pikërisht këtu në Shkodër, u ndez shkëndija e parë e vullkanit “futboll”.”

Kjo ndodhi gati 120 vjet më parë, në fillimet e shekullit të kaluar, kur një prift i ardhur nga Malta, mbërriti në kolegjin saverian dhe solli një top të vërtetë futbolli, bashkë me rregulloren e lojës. Që atëherë, futbolli u përhap si epidemi, jo vetëm në Shkodër, por në të gjithë Shqipërinë”, – tha Presidenti i FSHF-së, duke theksuar edhe hapat e mëdha që ka bërë futbolli shqiptar ndër vite, që vazhdon të jetë një pjesë e shumë e rëndësishme e vlerave kombëtare. “Sot pas dhjetëra dekadash ne jemi krenarë për ecurinë e futbollit shqiptar dhe për arritjet e tij, – ka thënë Duka. – Ai vazhdon të mbetet një pjesë shumë e rëndësishme e kulturës dhe vlerave kombëtare.”

“Sukseset e fundit të ekipit kombëtar dhe kualifikimi i dytë për në finalet e një Kampionati Evropian, si “Gjermani 2024”, tregojnë për vlerat në rritje dhe për punën e palodhur që është bërë në Shqipëri për arritjen e suksesit, – ka vijuar kreu i organizmit që qeveris futbollin shqiptar. – Në qershor në Gjermani, ne do të shkojmë për të treguar vlerat tona më të mira dhe për të përfaqësuar denjësisht gjithë kombin. Atëherë, jo vetëm Ju dhe e gjithë Shqipëria, por të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen do të luten për djemtë tanë kuqezi”, – ka përfunduar Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh