(Video) Euro 2016 / Lë Graet: Arena botërore e futbollit, një rrafsh i hapur

Share Button

Noel-Le-Graet-FFF

AlbanianSport.com 24.06.2016 11:35

ASNN – “Ky Evropian tregoi se arena futbollistike ndërkombëtare është tashmë një rrafsh hapur për të gjithë.” Kështu ka deklaruar presidenti e Federatës Franceze të Futbollit, Noel Lë Graet, për të cilin “Spanja nuk është më skuadra që dominon botën, ndërsa konkurrenca është mjaft e fortë dhe të gjitha skuadrat janë thuajse të të njëjtit nivel.

Tanimë gara është hapur plotësisht, pasi, për herë të parë që 1996-ta, asnjë skuadër nuk ka arritur t’i fitojë të gjitha ndeshjet e grupit. Prandaj gjithçka është është në lojë. Turi i 16-shes është në fakt një “déjà vu” për  Spanjën dhe Italinë, që do të përballet sërish vetëm 4 vjet pasi iberikët i shpartalluan axurrët, duke rrëmbyer kurorën e kampiones së Evropës.

Si e dyta në grup e mbylli edhe Anglia, e cila duhet t’i japë fund “përrallës nordike” të Islandës nëse synon të vazhdojë të qëndrojë në Evropian. Për presidentin e Federatës Franceze të Futbollit, Noel Lë Graet, ky Evropian tregoi se arena futbollistike ndërkombëtare është tashmë një rrafsh hapur për të gjithë. “Futbolli është një sport i admirueshëm, pasi asnjëherë nuk e di se kush mund të fitojë”, – ka thënë ai.

“Spanja nuk është më skuadra që dominon botën, – ka vijuar kreu i organizmit që qeveris futbollin e vendit mikpritës të këtij Evropian. – Konkurrenca është mjaft e fortë dhe të gjitha skuadrat janë aty-aty. Kjo shpjegon se pse nuk ka patur rezultate të thella në ndeshjet e deritanishme.”

Sa për vendin organizator, Franca u rendit e para në grupin ku ndodhej edhe Shqipëria dhe do të përballet në turin e 16-shes me Irlandën. Ndërkohë, Irlanda e Veriut do të përballet në derbin britanik me Uellsin, ndërsa Sllovakia përballet me kampionen në fuqi të botës, Gjermaninë. Ndeshja e parë e turit të 16-shes, është ajo midis Zvicrës dhe Polonisë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh