AlbanianSport.com 25/12/2018 21:45
ASNN – Eugert Zhupa është shkëputur nga skuadra e “Uilier Triestinës”, por nuk është tërhequr, sepse tanimë ka një kontratë me një ekip irlandez, “Evro Pro Racing”. Kështu çiklisti shqiptar nuk do të tërhiqet nga sporti, ashtu sikurse ishte përfolur kohët e fundit. Vit i ri, skuadër e re. Kështu ka ndodhur edhe në rastin e çiklistit shqiptar më të spikatur të viteve të fundit Eugert Zhupa, i cili ka nisur tanimë karrierën me një tjetër skuadër. Ka zgjatur për disa vjet, por çdo gjë e ka një fund, edhe pse me kosto.
Eugert Zhupa është shkëputur nga skuadra e “Wilier Triestinës”, por nuk është tërhequr, sepse tanimë ka një kontratë me një ekip irlandez, “Evro Pro Racing”. Kështu çiklisti shqiptar Eugert Zhupa nuk do të tërhiqet nga sporti, ashtu sikurse ishte përfolur kohët e fundit. Ka qenë vetë 28-vjeçari, kampion i shumëfishtë i Shqipërisë, ai që ka konfirmuar se për të viti 2018 ka qenë i vështirë, por kjo nuk do ta ndalë të garojë mbi dy rrota.
I kontaktuar nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, ai ka konfirmuar se e ka mbyllur me skuadrën italiane dhe se në 2019-ën do të garojë me skuadrën irlandeze. Zhupa ka nisur edhe fazën përgatitore me skuadrën e tij të re, në Portugali, me shpresën që viti 2019 të jetë shumë herë më i mirë se ai që po mbyllet. Sipas Zhupës, ai nuk do të marrë pjesë në Xhiron e Italisë, një nga 3 turnetë më të mëdhenj në botë në sportin e çiklizmit. Aty ku ai ka qenë shpesh protagonist në 4 edicionet e fundit.
Por Zhupa do të vazhdojë të jetë protagonist në gara të tjera të mëdha. Duhet theksuar se shqiptari ka bërë një punë të jashtëzakonshme me skuadrën e tij, duke spikatur në shumë gara ndërkombëtare, por gjithmonë ka vuajtur mundësinë për të qenë ai pretendenti që e meritonte.