AlbanianSport.com 30/10/2019 22:05
ASNN – Drejtori Sportiv i shkodranëve flet për RTSH-në nga Kishinjevi, sqaron të ardhmen e tij. Drejtori sportiv i Vllaznisë, Engin Fërat, ka nënshkruar ditët e fundit një marrëveshje me Federatën Moldave të Futbollit, për t’u bërë trajneri i ekipit përfaqësues. Vetë turku, duke folur nga Kishinjevi posaçërisht për Rrjetin e RTSH-së ka pohuar se kishte marrë prej disa muajsh një ofertë nga moldavët, ndërsa ka sqaruar edhe pozicionin e tij në klubin shkodran.
Edhe vetë ai e ka pohuar se është një situatë e pazakontë, por që do të sqarohet brenda dy-tri muajve në vijim. Drejtori sportiv i Vllaznisë, Engin Fërat, ka nënshkruar ditët e fundit një marrëveshje me Federatën Moldave të Futbollit, për t’u bërë trajneri i ekipit përfaqësues. Vetë Fërati, duke folur nga Kishinjevi posaçërisht për Rrjetin e RTSH-së ka pohuar se kishte marrë prej disa muajsh një ofertë nga moldavët.
“Kam nisur punën si trajner i përfaqësueses së Moldavisë dhe këtë e kam bërë më tepër për t’u ardhur në ndihmë miqve të mi këtu, – ka pohuar ai. – Në fakt, kam patur prej disa muajsh një ofertë nga Federata Moldave, por kam hezituar për një numër arsyesh. Por, me largimin e trajnerit Altman, pas humbje 0-4 me Shqipërinë, vendosa ta pranoj këtë ofertë, natyrisht, mbi baza të përkohshme.
“Çka do të thotë se unë do ta drejtoj përfaqësuesen e Moldavisë për dy ndeshjet e fundit eliminatore, atë ndaj Francës dhe atë ndaj Islandës”, – ka shtuar turku. Po çfarë do të ndodhë me turkun si drejtor të Vllaznisë? “Unë do të vazhdoj ta kryej edhe detyrën e trajnerit të Vllaznisë dhe shpresoj që t’ia dal në të dy frontet, ndonëse nuk do të jetë edhe aq e lehtë”, – ka sqaruar Fërati.
“Megjithatë, unë shpresoj që gjithçka të sqarohet brenda dy-tri muajve në vijim, – ka theksuar trajneri i Moldavisë. – Pra, duke parë se çfarë do të ndodhë me përfaqësuesen moldave në dy ndeshjet e fundit dhe duke parë se çfarë do të vendosim në vijim me drejtuesit e Federatës këtu, por edhe me kolegët e Vllaznisë në Shkodër, do të vendosim për të ardhmen.”
Aktualisht Vllaznia ndan vendin e 5-të dhe të 6-të me Kukësin në renditjen e Kategorisë Superiore, ndërsa Moldavia është përfshirë në një duel me Andorrën për të shmangur vendin e fundit të renditjes së grupit H të Eliminatoreve të Evropianit 2020.