AlbanianSport.com 23.11.2016 17:10
ASNN – Mateo Toçi ka shënuar dy gola, nga një për secilën pjesë loje, duke i dhënë skuadrës së tij, Elbasanit, një fitore 2-1 në takimin e prapambetur të Kategorisë së Parë, të luajtur. Fitorja në këtë ndeshje, që u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, ishte e para pas 5 javësh për Elbasanin dhe e largon atë nga fundi i renditjes.
Elbasani ka gjetur të mërkurën fitoren, që ishte e para pas 5 javësh, duke mundur Pogradecin 2-1 në ndeshjen që u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, dhe duke u larguar atë nga fundi i renditjes së Kategorisë së Parë. Pjesa e parë ka nisur e barazpeshuar, me të dyja skuadrat që më tepër ruanin njëra-tjetrën, sesa mendonin për të sulmuar.
Për rrjedhojë rasti i parë vjen vetëm në minuën e 24-të dhe atë e krijon dhe e shkon dëm skuadra vendase. Pogradeci kundërpërgjigjet dhe vetëm pritja e shkëlqyer i mohon golin pak minuta më pas. Minutat e fundit të pjesës së parë do të jenë mjaft të ngjeshura, pasi, në njërin krah, gjyqtari Elidon Halo nuk i ka marrë në konsideratë pretendimet e miqve për një 11-metërsh.
Por ai ka vijuar, pak minuta më pas, të akordojë në krahun tjetër një 11-metërsh po aq të diskutueshëm për skuadrën vendase. Toçi nuk gabon nga pika e bardhë dhe Elbasani e mbyll pjesën e parë në epërsi. Ndonëse Topllari do të rikthejë barazpeshën në rezultat, duke shënuar për Pogradecin edhe falë një devijim të topit nga mbrojtësi Kaçuli, Toçi do të godasë bukur në lëvizje nga jashtë zone, duke përshëndetur rrjetën.
Pogradecarët do të përpiqet mjaft, por ata nuk do ta gjejnë dot golin dhe Elbasani fiton me rezultatin 2-1, duke u ngjitur kështu në kuotën e 9 pikëve, një më tepër sesa Turbina dhe Sopoti.