AlbanianSport.com 19.01.2017 12:55
ASNN – Nuk do të gjeni shpesh një të moshuar 94-vjeçare që ka pasion palestrën. Por australiania Edna Shefërd është një përjashtim nga rregulli. Dhe sekreti i jetëgjatësisë së saj është i thjeshtë: “Ushqehuni ashtu siç duhet dhe qëndroni larg veseve të këqija”.
Nëse po e kërkoni 94-vjeçaren Edna Shefërd, shanset më të mëdha janë që do ta gjeni në palestër. Sikundër e pohon edhe vetë stërgjyshja, ajo është një vizitore e rregullt e palestrës dhe i pëlqen të stërvitet me pesha.
Sot është dita që Edna nuk shkon në palestër, por e kompenson me një seancë kërcimi të ndërthurur me ushtrime. Sepse, sikundër e thotë ajo vetë, nuk i pëlqen të rrijë apo vijë kot vërdallë.
Edna Shefërd është e preferuara e këtij qyteti të vogël në australi, ku shpesh është nderuar me çmime. Ajo ka një këshillë të thjeshtë për të gjithë ata që duan të jetojnë gjatë.
“Hani ashtu siç duhet dhe qëndroni larg veseve të këqija”, – thotë me një buzëqeshje 94-vjeçarja. Edna Shefërd mbush 95 muajin që vjen dhe ditëlindjen padyshim që do ta bëjë… në palestër.