AlbanianSport.com 09.11.2016 14:20
ASNN – Maratona e transmetimeve sportive në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar ka nisur në mbrëmje me takimin e vlefshëm për javën e 6-të të Euroligës së Basketbollit, midis EA7 Milanit dhe Anadolu Efesit.
Kjo sfidë, që vjen në kuadër të një tjetër ekskluziviteti sportiv të transmetuesit publik, ka nisur e barazpeshuar dhe skuadra italiane e fiton 10-minutëshin e parë me një pikë epërsi, 25-24.
Kjo epërsi do të thellohet në +6 për vendasit në përfundim të pjesës së dytë dhe Milani shkon në pushim duke kryesuar 55-49. Pjesa e tretë do të jetë ajo që do të bëjë diferencën, pasi skuadra italiane e fiton atë 24-18, duke krijuar kështu një epërsi prej 12 pikësh pas një gjysmë ore lojë.
Skuadra turke e Anadolu Efesit përpiqet në pjesën e 4-t, por italianët nuk lëshojnë terren, pasi e fitojnë edhe këtë 10-minutësh të fundit me shifrat 26-27 dhe gjithë ndeshjen me rezultatin e përgjithshëm 105-92.