AlbanianSport.com 21.05.2016 12:55
ASNN – Shpallja e 10 stadiumeve ku do të luhen ndeshjet, por edhe e bazave stërvitore të 24 ekipeve përfaqësuese, pjesëmarrëse në “Euro 2016”, si zona ku ndalohen fluturimet, është një nga masat ekstreme të marra për të garuar sigurinë gjatë kësaj veprimtarie. Por, shqetësim edhe më i madh sesa avionët apo helikopterët, janë mjetet e vogla fluturuese, të njohura gjerësisht si “dronë”.
Siguria, sidomos ajo brenda stadiumeve, mbetet kryefjala e shqetësimit të vendit organizator të Evropianit 2016, Francës, por edhe e organizmit që qeveris futbollin kontinental, UEFA-s. Për këtë arsye, që nga sulmet terroriste të nëntorit në Paris, 10 stadiumet ku do të zhvillohen ndeshjet e Evropianit janë deklaruar zona ku ndalohen fluturimet.
Por, shqetësim edhe më i madh sesa avionët apo helikopterët, janë mjetet e vogla fluturuese, të njohura gjerësisht si “dronë”. Dhe UEFA nuk rrezikon në asnjë drejtim dhe, në një intervistë për Agjencinë “Associated Press”, shefi i sigurisë së “Euro 2016”-ës, Zijad Khuri shpjegoi se, përveç stadiumeve, edhe bazat stërvitore të 24 ekipeve përfaqësuese, pjesëmarrëse në këtë veprimtari.
“Është vërejtur një përhapje në masë e “dronëve” nga popullsia civile dhe kjo na paraqet një sfidë të re sigurie”, – ka thënë ai, duke vijuar: “Për këtë arsye, ne kemi marrë masat kundër këtyre pajisjeve, masa që shfrytëzojnë fjalën e fundit të shkencës. Bëhet fjalë për përdorimin e valëve të shkurtëra apo sistemeve të sofistikuara portative që i largojnë “dronët” nga stadiumet.”
“Sisteme, që e kalojnë kontrollin e tyre nga duart e pronarëve në duart e policisë apo që thjesht bllokojnë valët në zonën e caktuar, duke çuar në netralizimin e këtyre pajisjeve fluturuese, por duke shmangur rënien e tyre mbi tifozët apo sportistët”, – ka përfunduar shefi i sigurisë së Evropianit. Megjithatë, me avancimin e shpejtë të teknologjisë, sfida e sigurisë është më e ndërlikuar se ç’duket në pamje të parë.