AlbanianSport.com 10/02/2019 17:15
ASNN – Kategoria e Parë mbyll javën e 16-të, kryesuesit e renditjes nuk ndryshojnë. Dinamo ka mundur Ilirinë e Fushë-Krujës 2-0, në takimin e luajtur të dielën dhe të sjellë për sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar. Ky takim ishte i vlefshëm për javën e 16-të të grupit B të Kategorisë së Parë.
Kështu, Kategoria e Parë e Kampionatit Kombëtar të Futbollit ka luajtur të dielën takimet e fundit të javës së 16-të në të dy grupet e tij, duke ruajtur të paprekur kreun e renditjes, si në Veri, ashtu edhe në Jugut. Në takimin e sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, Dinamo ka mposhtur Ilirinë e Fushë-Krujës, duke iu afruar në renditje Erzenit të vendit të dytë.
Në fakt, takimi i zhvilluar në Pezë-Helmës ka qenë i vakët në 45 minutat e para, me të dyja skuadrat pa ide në përpjekjet e tyre për të goditur kundërshtarin dhe me një lojë që u luajt nën nivelin mesatar. Dhe, sikundër ndodh në këto raste, fati i lojës vendoset nga episodet dhe i tillë ka qenë ai i minutës së 30-të, kur portieri mik, Demi, gabon në dalje dhe Çeliku harkon bukur mbi kokat e kundërshtarëve dhe përshëndet rrjetën.
Me këtë epërsi minimale të bluve do të mbyllen 45 minutat e para, ndërsa ato të dytat do të sjellin edhe një tjetë gol të Dinamos, që gjen sërish rrugën e rrjetës me anë të Vrapit, i cili realizon bukur në minutën e 53-të. Pavarsisht përpjekjeve të të dyja skuadrave, Dinamo e mbron rezultatin deri në fundit dhe ngjitet në kuotën e 27 pikëve, 4 më pak se Erzeni.