(Video) Dinamo / Blutë, drejt rikthimit në normalitet pas “serenatës” korçare

Share Button

AlbanianSport.com 09/08/2019 16:20

ASNN – Blutë përvijojnë të ardhmen pas spekulimeve “korçare”, stërviten si zakonisht në Pezë-Helmës. Dinamo i është rikthyer tashmë normalitetit. Blutë kryeqytetas kanë rifilluar madje edhe stërvitjet me kalendar normal, teksa baza e tyre stërvitore është zhvendosur në Kompleksin Sportiv “Internacional” në Pezë-Helmës. Tanimë që janë mbyllur edhe spekulimet e së ardhmes së ardhmes së saj dhe ka rënë edhe hipoteza e pazakontë e adoptimit nga Korça, Dinamo i është rikthyer normalitetit.

Blutë kryeqytetas kanë rifilluar madje edhe stërvitjet me kalendar normal, teksa baza e tyre stërvitore është zhvendosur në Kompleksin Sportiv “Internacional” në Pezë-Helmës. Burime pranë skuadrës kanë pohuar për RTSH Sport se skuadra e ka hedhur tanimë vështrimin drejt përgatitjeve për sezonin e ri. Ndërkohë që, pritja për të ardhmen e skuadrës pati lënë pezull lojtarët, duke bërë që edhe seancat stërvitore të zhvillohen në Kodrat e Liqenit, tanimë duket se gjërat në horizontin blu kanë nisur të përvijohen qartë.

Burimet në fjalë kanë pohuar se skuadra e ka ruajtur boshtin e lojtarëve të sezonit të shkuar dhe ndërkohë asaj i janë bashkuar edhe një numër lojtarësh nga skuadrat e moshave. Trajneri Igli Allmuça ka vijuar seancat stërvitore me ngarkesë të plotë, teksa në dy ditë të javës punohet me nga dy seanca në ditë, ndërsa në pjesën tjetër me nga një seancë stërvitore në ditë.

Megjithatë, askush nuk mund të japë informacione nëse do të ketë përforcime për sezonin e ri, që nis në shtator, çka e bën gjendjen tek blutë kryeqytetas edhe më të amullt dhe më pak premtuese për një rikthim të asaj që është skuadra e dytë me më shumë tituj e trofe në Shqipëri në nivelin më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit. Sidoqoftë, lajmi i mirë që vjen nga fronti i bluve të Dinamos është rikthimi në normalitet.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh