(Video) Delegacioni kuqezi zbarkon në Buenos Aires, nisin përgatitjet

Share Button

AlbanianSport.com 04/10/2018 11:40

ASNN – Sot në mëngjes me orën e Argjentinës (në mesnatë me orën e Tiranës), pas një udhëtimi të gjatë, Ekipi Olimpik Rinor Shqiptar mbërriti në Fshatin Olimpik në Buenos Aires, ku kanë mbërritur tashmë edhe shumë ekipe të vendeve të tjera. Sapo kuqezinjtë mbërritën atje, Shefi i Misionit, Kliton Muça, përfundoi regjistrimin dhe akreditimin pranë Komiteti Organizator të Olimpiadës Rinore “Buenos Aires2018 si dhe mori kontakt me zyren e IOC.

Gjithashtu, sipas informacionit që ka përcjellë për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, pa humbur kohë, trajnerët u pajisën me informacionin e duhur të orareve të stërvitjes, të garave dhe takimeve zyrtare të trajnerëve e të tjera. Sot trajnerët do inspektojnë mjediset e stërvitjes dhe nesër në mëngjes, sportistet do të vijojnë stërvitjet e tyre normalisht, natyrisht, duke u munduar të përshtaten sa më shpejt me diferencën prej disa orësh të kontinentit amerikanolatin.

Siç dihet Shqipëria do të marrë pjesë në këto Lojëra Olimpike Rinore për të tretin edicion radhazi, pas atij të vitit 2010 dhe 2014. Dhe në “Buenos Aires 2018” delegacioni kuqezi do të përbëhet nga 5 sportistë. Në peshëngritje, 17-vjeçari Antonino Luli do të garojë në kategorinë e peshës trupore deri në 62 kg, ndërsa në atletikë, Relaksa Dauti, do të garojë në disiplinën e 800 metrave. Në boks, Shqipëria do të përfaqësohet nga dy sportistë.

Ata janë nënkampionia e Evropës për të reja, 18-vjeçarja Elisidita Selaj, e cila do të garon në kategorinë e peshës trupore deri në 75 kg, dhe nga 18-vjeçari Muhamet Qamili, medalist i bronztë i Evropës për të rinj, i cili do të garojë në kategorinë e peshës trupore deri në 62 kg. Pjesëtarja e 5-të e delegacionit kuqezi në këto Lojëra Olimpike Rinore, është notarja 15-vjeçarja shqiptaro-amerikane, Kejti Rok, e cila do të garojë në 200 flutur dhe 400 m stil i lirë.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh