(Video) De Biazi mbron largimet: Zgjedhjet, të motivuara profesionalisht

Share Button

Kombetarja-Austri-2016-De-Biazi-nervoz

AlbanianSport.com 01.06.2016 19:45

ASNN – Sikundër ishte njoftuar, trajneri i Kombëtares shqiptare, Xhovani De Biazi, ka dalë në një konferencë për shtyp të mërkurën në mesditë, ku ka sqaruar listën përfundimtare të futbollistëve të përfshirë për në fazën finale të “Euro 2016”-ës, si dhe për ata që janë lënë jashtë saj. Numri një i stolit të kuqezinjve, ka thënë se vendimet janë të tija dhe se ai i ka studiuar mjaft mirë futbollistët që ka marrë dhe ata që i ka larguar.

Milot Rashica, Amir Rrahmani, Herolind Shala dhe Berat Gjimshiti janë katër lojtarët të cilët nuk do të jenë pjesë e ekipit kombëtar në fazën finale të Evropianit “Francë 2016”. Futbollistët janë njoftuar për këtë vendim nga vetë trajneri Xhovani De Biazi të martën në mbrëmje. Drejtuesi italian i kuqezinjve është shfaqur tepër i tensionuar në konferencën për shtyp zhvilluar të martën në mesditë në Bad Valtersdorf teksa ka sqaruar arsyet e këtij vendimi.

“Ishte shumë e vështirë të merrja një vendim të tillë, – ka pohuar ai. – Por e theksoj se për të arritur deri këtu kemi bërë vlerësime të thella dhe jo sipërfaqësore. Ju shpjegova futbollistëve arsyet dhe se çfarë më shtyu t’i çoja në shtëpi. As ata nuk e dinin që do të iknin, gjithçka erdhi në bazë së saj që kanë bërë deri këtu dhe në bazë të bindjeve të mia se kush është më i dobishëm në Francë. Zgjedhjet janë të motivuara për arsye teknike dhe fizike.”

“Mora ata që mendoj se janë më të mirët dhe më të gatshëm për të ndihmuar skuadrën në Evropian”, – ka theksuar De Biazi, i cili, më tej ka shpjeguar shkurt motivet e largimit për Gjimshitin dhe Rashicën. “Gjimshiti ka një vit që nuk luan, ndaj nuk është në formë, – ka thënë 60-vjeçari. – Rashica nuk ka luajtur shumë me ne, por kam besim te talenti i tij dhe në të ardhmen do të jetë pjesë e kombëtares.” Trajneri nuk ka pranuar të japë shpjegime për Shalën dhe Rrahmanin, duke thënë se ua ka shpjeguar atyre vetë personalisht arsyet e largimit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh