AlbanianSport.com 01/04/2020 20:45
ASNN – Ish-futbollisti, tanimë trajner i moshave, rrëfen për RTSH përvojën e tij në SHBA. Daniel Xhafaj është emëruar ditët e fundit trajner i Nën-19-vjeçarëve të Florida Premier FC-së dhe, duke folur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për RTSH Sport, ai zbulon se mezi e pret këtë sfidë të re. Megjithëse larg, ish-sulmuesi i disa skuadrave në futbollin shqiptar thotë se e ndjek Kategorinë Superiore dhe shpreh keqardhje për gjendjen e ish-skuadrës së tij, Flamurtarit.
Ka bërë kalimin e madh nga fusha e blertë në stol si trajner dhe nuk e fsheh se nuk ka qenë e lehtë edhe për një futbollist si ai. Daniel Xhafaj është emëruar ditët e fundit trajner i Nën-19-vjeçarëve të Florida Premier FC-së dhe, duke folur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për RTSH Sport, ai zbulon se mezi e pret këtë sfidë të re. 42-vjeçari e pranon se kriza aktuale e shkaktuar nga koronavirusi po ndikon edhe tek sporti, por edhe tek jeta e tij në përgjithësi.
Megjithëse larg, ish-sulmuesi i disa skuadrave në futbollin shqiptar thotë se e ndjek futbollin shqiptar dhe shpreh keqardhje për gjendjen e ish-skuadrës së tij, Flamurtarit. Xhafaj shikon Tiranën si favorite për titull. Daniel Xhafaj ka luajtur afro 500 ndeshje në Kategorinë Superiore, duke shënuar plot 207 gola e duke u shpallur dy herë fitues i “Këpucës së Artë”.
Klikoni videon e mëposhtme për kronikën e plotë.