AlbanianSport.com 05.12.2016 13:45
ASNN – Nuk janë të paktë trajnerët që nuk ia përtojnë të dhurojnë spektakël në vijën anësore të fushës.
Një i tillë është edhe ai i Silkeborgut në Danimarkë, i cili ka dëshmuar se reflekset si ish-futbollist nuk e kanë braktisur ende, përkundrazi, janë përsosur.
Emri i skuadrës është “Silkeborg”, apo kështjella e mëndafshit dhe trajneri i saj duket se edhe prekjen e ka të mëndafshtë.
Peter Sorensen ka qenë dikur lojtar, duke arritur të luajë edhe me fanellën e përfaqësueses së Nën-21-vjeçarëve të Danimarkës.
Dhe duket se reflekset nuk e kanë braktisur ende, sikundër shihet nga pamjet e mëposhtme.
Është interesante të shikohet se çfarë bën ky trajner në stërvitje, kur arrin të bëjë të tilla gjëra me duar në xhepa.