AlbanianSport.com 15.10.2016 17:55
ASNN – Tirana-Skënderbeu është sfida më e rëndësishme e javës së 7-të të kategorisë superiore. Për vetë pozicionet që mbajnë në renditje, pritet që trajnerët përkatës, Ilir Daja dhe Andrea Agostineli të aktivizojnë lojtarët më të mirë që kanë në dispozicion.
Java e 7-të e Kategorisë Superiore ngre siparin të dielën me ndeshjen Kukësi-Korabi, që nis në orën 14:00, për të vazhduar më pas me supersfidën Tirana-Skënderbeu, që nis në orën 17:00, në Stadiumin “Selman Stërmasi” të kryeqytetit.
Kjo sfidë do të transmetohet drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar. Skënderbeu kërkon fitoren për të mbajtur kreun e renditjes. Ndërsa trajneri Daja e quan kryesimin e Skënderbeut të merituar, por të dielën kërkon fitoren nga skuadra e tij.
Ndërkohë, të hënën, Partizani do të luajë me Flamurtarin, një ndeshje e rëndësishme kjo për të kuqtë. Arbnor Fejzullahu, futbollisti i të kuqve pranon faktin se rikthimi i Starovës në stol do ta motivojë më mirë skuadrën.
Sulejman Starova do të drejtojë përkohësisht Partizanin, pas largimit të trajnerit italian Sormani.