AlbanianSport.com 10/08/2018 20:50
ASNN – Kukësi është mundur 2-5 në ndeshjen e parë me Torpedon e Kutaisit, por për trajnerin Armando Cungu, kjo humbje shkon përtej një takimi të vetëm dhe reflekton vetë problematikën e futbollit shqiptar.
Për Cungun, skuadrat nuk duhet thjesht të plotësojnë numrin e kërkuar të futbollistëve, por të synojnë për kontingjente cilësorë nëse kërkohet suksesi në kampionat apo në veprimtaritë evropiane.
Nuk është nga ata që e kafshojnë gjuhën kur është për t’i thënë gjërat ashtu siç janë. Dhe trajneri Armando Cungu ka qenë i drejtpërdrejtë pas humbjes 2-5 që skuadra e tij pësoi të enjten në mbrëmje në Tbilisi.
Madje trajneri shkodran ka vënë dorën mbi një nga plagët më të mëdha të futbollit shqiptar. I njohur si njeri që nuk bën kompromis, 45-vjeçari nuk ka ngurruar të thotë edhe atë që mendon sa i përket të ardhmes së tij.